Aktualitet

Njëri dhunoi motrën e dy të tjerë gratë e vajzat, Policia arreston 3 burra në Tiranë

Një prej të arrestuave është kapur duke dhunuar motrën e tij, e cila ka marrë urdhër mbrojtje, ndërsa dy të tjerët kanë dhunuar vajzat dhe gratë.
Featured image of article: Njëri dhunoi motrën e dy të tjerë gratë e vajzat, Policia arreston 3 burra në Tiranë Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar sot tre persona të cilët akuzohen për dhunë në familje. Në një njofitm për medit policia bën me dije se 3 burra janë arrestuar në flangrancë duke dhunuar familjarët e tyre. Një prej të arrestuave është kapur duke dhunuar motrën e tij, e cila ka marrë urdhër mbrojtje, ndërsa dy të tjerët kanë dhunuar vajzat dhe gratë.

NJOFTIMI I PLOTË

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 3 shtetas, për dhunë në familje. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. V., 59 vjeç, banues në Tiranë.  Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në Farkë të Madhe, në Rrugën e Agallarëve, ka shembur gardhin rrethues të banesës së motrës së tij dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. L., 59 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi në Yzberisht, në banesë, në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij. Gjithashtu, nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. M.., 57 vjeç. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së mitur së tyre, të cilave iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment