Politike

Rrahja e punonjësit të IKMT-së, Klevis Balliu në mbrojtje të protestuesve: Kur ka dhunë, edhe kundër-reagohet

Klevis Balliu ka reaguar për dhunimin e punonjësit të IKMT-së.
Featured image of article: Rrahja e punonjësit të IKMT-së, Klevis Balliu në mbrojtje të protestuesve: Kur ka dhunë, edhe kundër-reagohet Klevis Balliu, ish-deputet i PD

Tiranë- Për dhunimin e  punonjësit të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit nga banorët e zonës së Astirit ka reaguar edhe ish-deputeti Klevis Balliu. Ai ka theksuar se në situata të tilla duhet të dialogohet me banorët. Por ai ka theksuar se kur ka dhunë do të ketë edhe reagime.

“Këto banesa ishin në proces legalizimi, por projekti u ndryshua. Kur ka dhune, edhe kundër-reagohet. Çfarë taksirati ka një punës i IKM që të përplaset me banorët?! Ishte përplasje e egër, e paprecedent, dhe nuk kishte pse të ndodhte. Duhet të dialogohet me banorët. Tenderi këtu është në shqyrtim, pasi për shkak të shkeljeve flagrante. Edi Rama thotë; “hajde ti prish shtëpitë, që të heq vëmendjen nga gjera te tjera”. Por jo me gjakderdhje, por duhet dialog”, pohoi Balliu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e sotme banorët e kësaj zone kanë goditur me mjete të forta punonjësin Albert Bitraj, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe në duar. 50-vjeçari ndodhej në zonë duke u bërë thirrje banorëve të zonës së ‘’Unazës së Re’’ të lirojnë banesat deri ditën e hënë teksa do të nisë shembja e tyre, ashtu siç edhe është parashikuar në projektin urbanistik. Këtu nisi edhe përplasja dhe ai përfundoi në spital.

J.V/Dosja.al

Shto Koment