Aktualitet

Dhuna ndaj aktivistes së PD, reagon Ministria e Brendshme: Ka nisur hetimi, Policia e Shtetit e angazhuar për të garantuar proces zgjedhor të lirë e të qetë!

Ministria e Brendshme njofton se nën drejtimin e Prokurorisë dhe SHÇBA, po kryhen veprimet hetimore për të gjithë rrethanat.
Featured image of article: Dhuna ndaj aktivistes së PD, reagon Ministria e Brendshme: Ka nisur hetimi, Policia e Shtetit e angazhuar për të garantuar proces zgjedhor të lirë e të qetë! Elsa Bita, aktivistja e dhunuar

TIRANË– Ministria e Brendshme ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj aktivistes së PD nga Divjaka Elsa Bita, e cila thotë se drejtori i Policisë së këtij qyteti e ka dhunuar.

Nëpërmjet një njoftimi, Ministria e Brendshme thotë se nën drejtimin e Prokurorisë dhe SHÇBA, po kryhen veprimet hetimore për të gjithë rrethanat.

Gjithashtu sipas tyre, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka nisur një hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.

Njoftimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot paradite në Divjakë, ku një shtetase pretendon se është dhunuar nga drejtuesi lokal i Policisë, sqarojmë se:
Nën drejtimin e Prokurorisë, SHÇBA po kryen veprime hetimore mbi gjithë rrethanat.
Ndërkohë, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka nisur një hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.
Në fund të gjithë veprimeve hetimore administrative dhe verifikimeve të tjera nën drejtimin e Prokurorisë, do të bëhen publike rezultatet dhe masat e marra mbi rastin.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të përmbushur çdo detyrim ligjor, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë e të qetë, si dhe rend e siguri publike.

Ngjarja u raportua mesditen e sotme ku Elsa Bita, aktiviste, kandidate dhe mbështetëse e Partisë Demokratike në Divjakë është rrahur për shkak të denoncimeve kundër PS. Fillimisht ajo denoncoi se është dhunuar nga vëllai i kryebashkiakut të qytetit, Fredi Kokoneshi, ndërsa në një version të dytë, ajo tha se është dhunuar nga shefi i Policisë në Divjakë, Altin Shehu.

Sipas denoncimit, shefi i policisë i ka thyer krahun të resë, e cila ndodhet në spital. Ajo thotë se u dhunua pasi filmoi edhe administratën  duke marrë pjesë në disa takime elektorale.

(kle.mu./Dosja.al)

Shto Koment