Aktualitet

Dhuna ndaj 15-vjeçarit/ Flet avokati i familjes: Do ngriten 2 padi ndaj Ardi Veliut, ja akuzat

Avokati Lavdosh Shehu tha se dy padi do të ngriten ndaj Drejtorit të Policisë, Ardi Veliu.
Featured image of article: Dhuna ndaj 15-vjeçarit/ Flet avokati i familjes: Do ngriten 2 padi ndaj Ardi Veliut, ja akuzat Lavdosh Shehu

TIRANË– Lavdosh Shehu, avokati i familjes Çobo ka folur për veprimet ligjore që do të ndërmerren pas dhunës së ushtruar nga policia ndaj 15-vjeçarit.

Shehu tha se dy padi do të ngriten ndaj Drejtorit të Policisë, Ardi Veliu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ndaj Ardi Veliut do të ngriten dy padi. Njëra për shpifje dhe tjetra për përdorimin e mjeteve personale. Videoja e nënës së 15-vjeçarit që Ardi Veliu publikoi është një video personale e publikuar vetë nga zonja në rrjetet e saj sociale. Kjo video është përdorur në Këshillin e Sigurimit”– tha Shehu.

(k.m./dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment