Politike

Dhuna e paligjshme në Astir/ Balliu: Përgjegjësit do shkojnë në kokërr të burgut, banorët do shijojnë paratë (VD)

Balliu është shprehur sot përpara gjykatës se dhuna e ushtruar ndaj banorëve të Astirit ishte e paligjshme.

TIRANË- Ish-deputeti Klevis Balliu është shprehur sot përpara gjykatës se dhuna e ushtruar ndaj banorëve të Astirit ishte e paligjshme.

Këtë deklaratë, Balliu e bëri pas seancës së zhvilluar ndaj të arrestuarit gjatë protestës së banorëve të Astirit, Shkëlzen Sadikaj, i cili u la i lirë, pasi nuk u gjet  asnjë akuzë që të provojnë fajësinë e tij,

“Ishte ndalim i paligjshëm i Shkëlzen Sadikaj.Dhuna e policisë ishte e paligjshme, ku ka sulmuar nëna, fëmijë, i bëri me gjak. Ishte i paligjshëm dhe kjo vërteton se aty janë shkeluar të drejtat e tyre. Kjo fakton që çdo arrestim dhe minutë që kanë shpenzuar këta banorë në qeli ishte e jashtëlisgjshme. Kjo ëshyëe arsyeja që ne do të bëjmë denoncim dhe përgjegjësit do dlain para ligjit. Ata që po mundohen ti vjedhin dhe do të shkojnë në kokërr të burgut dhe banorët do të shijojnë paratë. Ka ardhur koha që të mosh shkojnë më para gjykatave”, u shpreh Balliu.

Gazetari: Nga do e filloni kallëzimin?

Klevis Balliu: Nga Sandër kimiku që nuk ëshyë zgjedhur me vota, por emëruar, drejtori i policisë, Dallandyshe Bici që bën projekte, tek kryetari I IKMT-së Tiranë, të gjithë.

Gazetari: Protesta do vazhdojë?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Klevis Balliu: Do vazhdojë, nuk do të ndalet. Të gjithë këta banorë kanë shkuar ndonjëherë në burg. Ku janë njerëzit përgjegjës për këtë aferë?

Gazetari: Dëmshpërblimi për banorët?

Klevis Balliu: Ky arrestim është i paligjshëm, kush mban përgjegjësi, Shkëlzen Sadikaj nuk është për tu burgosur, për për t’u dekoruar.

Dy ditë më parë mori fund qëndresa e banorëve të Unazës së Re, të cilët kishin nisur protestat, para më shumë se një viti. Beteja finale e tyre me policinë u zhvillua në orët e para të mëngjesit të së martës, por edhe pas qëndresës së tyre ata nuk mund të mbronin shtëpitë. IKMT-ja në pak orë, e mbështetur nga forcat e Policisë, shembi 33 banesa, ku pati edhe 12 persona të lënduar.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment