Aktualitet

Dhuna barbare e nënës ndaj 13-vjeçares, flet njerku: Fëmijët u sistemuan tek të afërmit, do qëndrojnë bashkë

13-vjeçarja është strehuar te të afërmit e saj në një qytet tjetër.
Featured image of article: Dhuna barbare e nënës ndaj 13-vjeçares, flet njerku: Fëmijët u sistemuan tek të afërmit, do qëndrojnë bashkë
Përditësuar:

Shqipëri- Vajza 13-vjeçare e dhunuar sistematikisht nga nëna e saj është strehuar te të afërmit në një qytet tjetër. Dy ditë pas transmetimit të këtij skandali, institucionet shtetërore kanë sistemuar vajzën e mitur. Bashkë me të, do të qëndrojë edhe vëllai i saj 5-vjeçar. Denoncuesi i këtij skandali falënderoi emisionin “Fiks Fare” për sensibilizimin dhe reagimin e institucioneve shtetërore.

“Falënderoj emisionin Fiks Fare. Bashkëjetuesja do të përballet me drejtësinë, ndërsa dy fëmijët janë marrë në mbrojtje nga institucionet shtetërore. Falënderoj edhe Policinë e Sarandës për gatishmërinë e treguar. Atë që se bënë organet gjyqësore, e bëri Fiksi vetëm për disa ditë. Edhe njëherë faleminderit të gjithë stafit tuaj” tha denoncuesi, i cili për disa muaj me radhë dokumentoi dhunën barbare që nëna ushtronte ndaj vajzës 13-vjeçare, por edhe ndaj tij dhe djalit 5-vjeçar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga Top Channel

J.V/Dosja.al

Shto Koment