Bota

Dhjetë zjarrfikës zhduken pas shpërthimit në Liban, situatë kaotike në spitale, Gjenerali i Përgjithshëm: Është naive të thuash se erdhi nga fishekzjarret

Dhjetë zjarrfikës janë zhdukur pas shpërthimit në Liban. Lajmi është konfirmuar nga guvernatori i Beirutit. Situata në spitali është kaotike, teksa mjekët përpiqen të mjekojnë një dyzinë me të plagosur. Gjenerali i Përgjithshëm ndërkohë, ka hedhur poshtë idenë, se shpërthimi ka ndodhur nga fishekzjarret.
Featured image of article: Dhjetë zjarrfikës zhduken pas shpërthimit në Liban, situatë kaotike në spitale, Gjenerali i Përgjithshëm: Është naive të thuash se erdhi nga fishekzjarret Shpërthimi në Liban

LIBAN-Të paktën 10 zjarrfikës raportohen të humbur, pas shpërthimeve në Beirut. Lajmi është konfirmuar nga guvernatori i Beirutit, Marwan Abboud, i cili theksoi se skena i ngjan me shpërthimin e bombës atomike në Hiroshima dhe Nagasaki.

Nuk e dimë. Ra zjarr. Zjarrfikësit erdhën për ta shuar, pastaj ndodhi shpërthimi dhe ata nuk gjenden. Po i kërkojmë. I ngjan asaj që ndodhi në Hiroshima dhe Nagasaki. Në jetën time nuk kam parë një shkatërrim deri në këtë gradë“, tha ai.

Ndërkohë Gjenerali i Përgjithshëm i Sigurisë së Libanit, Abbas Ibrahim u shpreh se shpërthimi u shkaktua nga lëndë eksplozive të fuqishme.

Do të ishte naive, që të thuash se shpërthimi erdhi nga fishekzjarret“, u shpreh ai për një media vendase.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas shpërthimit është krijuar edhe një situatë kaotike në spitale, me mjekë që përpiqen të mjekojnë një dyzinë me të lënduar.

Pasditen e kësaj të marte (4 gusht 2020) kryeqyteti i Libanit, Bejruni është tronditur si shkak i një shpërthimi të fuqishëm në depot e portit, ku mendohet se ndodhet edhe një fabrikë fishekzjarresh. Pasojat duket se janë të mëdha, por deri më tani janë shënuar mbi 50 viktima dhe 3000 të plagosur. Gjithashtu shpërthimi shkatërroi një numër të madh banesash. Shkaku i vërtetë i shpërthimit masiv nuk është zbuluar ende.

Marrë dhe përshtatur nga CNN

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment