KRYESORET
Editorial

Dhjetë tendencat që do të dominojnë vitin 2022, sipas “The Economist”

8 Dhjetor 2021, 18:29 Nga DOSJA
Dhjetë tendencat që do të dominojnë vitin 2022, sipas

TIRANË– Në vitin 2020, bota e gjeti veten krejtësisht të transformuar dhe normaliteti i vjetër u zhduk për t’i hapur rrugë një realiteti komplet ndryshe. Në vitin 2021 duket se ishte një vit tranzicioni dhe vaksinimi global tregoi një zhvillim monumental në luftën kundër pandemisë se coronavirusit. Çfarë do të ndodhë në vitin 2022? Për Tom Standage, redaktor i “The World Ahead 2022” në “The Economist”, viti i ardhshëm do të mbizotërohet nga nevoja për t’u përshtatur me realitetet e reja dhe për të çuar në tendenca më të thella.

Në vazhdim, janë dhjetë tendencat që do të dominojnë axhendën globale në vitin 2022:

 

1- Demokracia kundër autokracisë

Siç shpjegon Standage, zgjedhjet afatmesme në SHBA dhe kongresi i Partisë Komuniste të Kinës do t’i kundërvihen qartë sistemeve të tyre rivale politike. Ky rivalitet do të reflektohet në gjithçka, nga tregtia te rregullimi i teknologjisë, nga vaksinat deri tek stacionet hapësinore.

2- Nga pandemike në endemike

Më shumë vaksina, pilula të reja antivirale dhe trajtime të përmirësuara të antitrupave janë në horizont. Njerëzit e imunizuar në botën e zhvilluar nuk do ta shohin më virusin si një kërcënim vdekjeprurës, sipas autorit. Por do të përbëjë një rrezik të madh për botën në zhvillim. Nëse numri i vaksinave nuk rritet, COVID-19 do të bëhet një sëmundje endemike që do të godasë më të varfërit.

3- Inflacioni

Ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit dhe rritja e kërkesës për energji kanë rritur çmimet. Britania është në rrezik të veçantë të stagflacionit, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore pas Brexit dhe varësisë së saj nga gazi natyror i shtrenjtë.

4- E ardhmja e punës

Bota duket se është duke menduar që e ardhmja e punës është hibride dhe se shumica e njerëzve do të punojnë nga ngrohtësia e shtëpisë së tyre. Por kjo nuk do të thotë se nuk ka mosmarrëveshje të të gjitha llojeve, si për sa ditë dhe cilat. Përveç kësaj, anketat tregojnë se gratë kanë më pak dëshirë për t’u rikthyer në zyrë, kështu që ato mund të rrezikojnë të mos konsiderohen për ngritje në detyrë dhe rritje pagash.

5- Techlash[1]i i ri

Sipas Standage, “rregullatorët në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë janë përpjekur të frenojnë gjigandët e teknologjisë për vite me rradhë, por ata ende nuk kanë bërë një pengesë në rritjen apo fitimet e tyre. Tani Kina ka marrë drejtimin, duke sulmuar kompanitë e saj të teknologjisë në një goditje brutale”. Në ç’mënyrë? Presidenti Xi Jinping dëshiron që ata të përqendrohen në teknologjinë që ofron një avantazh gjeostrategjik, jo në “mendjelehtësitë” si lojërat dhe blerjet. A do ta nxisë kjo inovacionin kinez apo do ta mbysë atë?

6- Rritja e kriptove

Kriptomonedhat po bëhen shtëpiake pavarësisht se rregullatorët shtrëngojnë rregullat. Bankat qendrore po kërkojnë gjithashtu të lançojnë monedhat e tyre dixhitale të centralizuara. Rezultati është një luftë për të ardhmen e financave që do të intensifikohet në vitin 2022.

7- Kriza klimatike

Ndërsa zjarret, valët e të nxehtit dhe përmbytjet rriten, mungesa e urgjencës mes ligjvënësve në trajtimin e ndryshimeve klimatike është e habitshme. Për më tepër, dekarbonizimi kërkon që Perëndimi dhe Kina të bashkëpunojnë, pikërisht në momentin kur thellohet rivaliteti i tyre gjeopolitik.

8-Problemet e udhëtimit

Turizmi po përmirësohet në varësi të hapjeve të ekonomive. Por vendet që ndoqën një strategji të “shtypjes” për ta bërë zero Covid-in, si Australia dhe Zelanda e Re, përballen me një perspektivë të ashpër derisa virusi të bëhet endemik. Dhe duke qenë se pothuajse gjysma e udhëtimeve të biznesit nuk do të ekzistojnë më, kjo do të prekë turistët, udhëtimet e të cilëve subvencionohen nga udhëtarët e biznesit që shpenzojnë shumë para.

9- Garat hapësinore

2022 do të jetë viti i turizmit hapësinor dhe viti i parë në histori që do të ketë më shumë njerëz të cilët do të shkojnë në hapësirë ​​si pasagjerë me pagesë sesa punonjës administrate. Vitin e ardhshëm, gjithashtu, Kina do të përfundojë stacionin e saj të ri hapësinor dhe kineastët po garojnë për të bërë filma me gravitet zero. Nga ana tjetër, NASA do të lëshojë një sondë hapësinore kundër një asteroidi

10- Futbolli politik

“Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin dhe Kupa Botërore e Futbollit në Katar do të jenë kujtues se si sporti mund të bashkojë botën, por edhe se si ngjarjet e mëdha sportive shpesh përfundojnë si topa politikë.” Priten protesta drejtuar dy vendeve pritëse.

[1] Një ndjenjë e fortë negative midis një grupi njerëzish në reagim ndaj teknologjisë moderne dhe sjelljes së kompanive të mëdha të teknologjisë

Përktheu Meri Lika

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

Sondazh

Poll

Editorial 21 Nëntor 2021, 15:20

Muret po ngrihen sërish në të gjithë Evropën

Sa herë që shfletoj artikujt nga gjeopolitika dhe ndjej nevojën për të shkëputur disi nga realiteti, mendoj për Alsasën. Deri në Luftën e Dytë Botërore, histori...

Marrëdhënia me SHBA, Rama: Miqtë e BE s'e kuptojnë, u dukemi budallenj

Marrëdhënia me SHBA, Rama: Miqtë e BE s'e kuptojnë, u dukemi budallenj

Rama: Kemi gati projektin për një bazë detare të NATO-s, do ia paraqesim gjeneralit

Yuri Kim në sallë, Edi Rama: Do flas anglisht, të shmang përkthimin e keq që krijon probleme

U nderua me medalje, gjenerali amerikan 'i mahnitur' pas Ramës: Jeni lider!

Rama i dorëzon medalje Komandantit të NATO-s: Do bëjmë plan për një bazë detare

INCIDENTI- Rama mezi i vendos medaljen gjeneralit amerikan: Më fal, s'qenka e lehtë

Tifozët

Trafikimi i qenieve njerëzore, Kim: Shqipëria ka ende punë për të bërë, SHBA s'ndalon ndihmën

Trafikimi i qenieve njerëzore, Osmani: Rrjetet kriminale kanë shfrytëzuar mungesën e rendit

Meta thirrje prokurorive: Hetoni trafikimin e qenieve njerëzore, fëmijët në rrezik

Zgjedhja e pasardhësit, Meta: Kuvendi të bëjë punën e tij, Opozita më e mirë janë shqiptarët

"Kush e bëri hapin e parë?"/ Pajtimi me Kim, Meta: S'shoh asnjë problem...

Tifozët terror në Tiranë, nën pushtim kryeqytetin, kros tek Kryeministria

Aksident i trefishtë në Vlorë, makinat bëhen 'copash' në Skelë, shkak shpejtësia

Makina e policisë e dhunuar, gjendet një thikë në vendngjarje

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Presidenti/ Balla: 4-2-1 s'është negociatë, PD nuk më ka sjellë asnjë emër

Presidenti/ Balla: Raundi i tretë do të mbahet më 30 maj, ora 10:00

Presidenti/ Balla-opozitës: Kemi 6 ditë kohë që të negociojmë, sillni emrat

Presidenti/ Spiropali-opozitës: Pse vini kur e cilësoni si ilegjitim këtë proces?

Presidenti/ Duma-PS: E doni Opozitën sa për farsë. I kthehet Balla: Mos u nxeh!

Presidenti/ Alibeaj: PS do presidentin e saj, jo për popullin

Mediu: S'ka kohë për 8 e 10 kandidatë, Opozita duhet të ketë kandidatin e saj

'21 Janari'/ Tabaku: Duam të dimë kur do arrestohet X ministër. Balla: E di për kë e kam...

Dosja e '21 Janarit'/ Balla: Kam besim se do hetohet nga Prokuroria e Posaçme

Kraja: Ka korrupsion dhe pastrim parash në të gjitha fushat, duhet punë e madhe për t'i luftuar

Pastrimi i parave, Çela: S'po bëhet mjaftueshëm, shqetësuese pasi po burojnë nga...

Harta e re gjyqësore/ Manja: Propozojmë një gjykatë të Apelit, s'ka ndryshime në ligj për Vettingun

Kryeministri mbaron fjalimin, qytetari 'zbrazet': Rama ik!

Integrimi në BE, McAllister: Shqipëria i ka plotësuar kushtet, pa opozitë të fortë s'ka ecuri

'Do bashkëpunoni me Berishën?' McAllister i bën bisht pyetjes: Nuk është vendi për komente

“Ndahemi nga RMV”, McAllister-Ramës: Planet B e C mirë do të ishte të mos thuhen publikisht

Arrestimi i 2 ish-ministrave dhe deputetit të PS, McAllister: Inkurajoj autoritetet shqiptare

'1.500 vende të lira pune'/ Rama: S'ka profesionistë, mos të kërkojnë punë shteti

Finalja/ Masa edhe në shëndetësi, dyfishohen ekipet mjekësore, urgjenca në shërbim

Shkatërrimi i dosjeve në Kadastrën e Durrësit, Manja: SPAK ka nisur hetimet, kaq mund të them

'Kush është zyrtari i lartë, Lame?' Manja: Nuk i druhem asnjë presioni, dosja është e nxehtë

Manja: Janë thelluar hetimet në 2 bashki për abuzime me detyrën, 0 shance që të zhduken provat

Manja: Kallëzim në SPAK për Drejtoreshën e Agjensisë së Trajtimit të Pronave

Kupa e Conference League bën bashkë Veliajn e Dukën, dyshja shtrëngojnë duart në shesh

Vota e diasporës, Alibeaj: Vota vidhet brenda Shqipërisë, jo më jashtë

Vota e Diasporës, Gjiknuri: Jemi gati edhe për Reformën, të krijojmë një regjistër

Votat e Diasporës, Kryemadhi: Jemi avokatë të shqiptarëve jashtë Shqipërisë

Votat e Diasporës, Kim: Zgjedhjet e 25 prillit, jo perfekte, erdhi koha të veprojmë

SHBA si 'as' nën mëngë/ Berisha-Ballës: Ti mendon se u bëre amerikan? Mos fol...

Grabitja e Rinasit, avokati: Talo Çela s’mori pjesë, kishte gjurin e dëmtuar, s'kam kontakte

Balla-Kosovës: Eja në Ballkanin e Hapur, mos bini pre e keqinformimeve