Politike

Prurje të reja! Këta janë EMRAT që i bashkohen Komitetit të Ekspertëve, ministrja i prezanton

VIDEO
Vendin e Tritan Kalos dhe Najada Çomos, e ka zënë Dhimitër Kraja, Alban Ylli dhe Ermira Kola.
Featured image of article: Prurje të reja! Këta janë EMRAT që i bashkohen Komitetit të Ekspertëve, ministrja i prezanton Ogerta Manastirliu

TIRANË– Sot Komitetit Teknik të Ekspertëve iu shtuan 3 anëtarë të rinj. Vendin e Tritan Kalos dhe Najada Çomos, e ka zënë Dhimitër Kraja, Alban Ylli dhe Ermira Kola.


Më lejoni që menjëherë t’ju prezantoj anëtarët e rinj të Komitetit të Ekspertëve të ftuar si kontributorë, duke filluar nga Dhimitër Kraja. Faleminderit për pranimin e ftesës. Kraja ka shërbyer si shef i Infektivit në QSUT deri pak vite më parë, pedagog në Fakultetin e Mjekësisë. Ka nisur punë në vitin 1975. Dua të falenderoj profesoreshë Ermira Kolën për pranimin e ftesës. Ka përfunduar studimet në vitin 1985. Profesor Alban Ylli do të jetë anëtar i përhershëm,“-tha Manastirliu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: ZYRTARE! Varianti britanik i COVID-19 ka hyrë në Shqipëri, s’ndryshojnë masat edhe për 2 javë! Zëvendësohen Najada Çomo e Tritan Kalo, Komiteti Teknik i Ekspertëve me 3 anëtarë të rinj

(k.m/dosja.al)

Shto Koment