Aktualitet

Dhimbjet e njëpasnjëshme të Liljana Bozos! Burri e vrau një ditë pas përvjetorit të djalit, e ndjera i shkoi tek varri të birit që ia vrau makina…të nesërmen u bashkua me të

VIDEO
Një ditë para se të shkonte në gjyq, Bozo ishte nisur drejt Elbasanit. Jo për t'u bërë gati, por për një tragjedi që i kishte ndodhur 16 vite më parë. Çifti Bozo, më 5 maj, kishte humbur një djalë si pasojë e një aksidenti me makinë.
Featured image of article: Dhimbjet e njëpasnjëshme të Liljana Bozos! Burri e vrau një ditë pas përvjetorit të djalit, e ndjera i shkoi tek varri të birit që ia vrau makina…të nesërmen u bashkua me të Viktima dhe shoqja e saj

ELBASAN– Vrasja e Liljana Bozo (Kryemadhi) tronditi opinionin publik! Bashkëshorti i saj, një ish-polic, Koço Bozo e vrau teksa kishin dalë nga salla e gjyqit në prani të djalit të tyre të mitur. (Shiko këtu) Mikesha e Bozo, e fundit që foli me të ndjerën ka zbuluar një detaj të dhimbshëm nga ekzekutimi i 54-vjeçares. 

E ndjera, ishte larguar prej 6 muajsh nga banesa e bashkëshortit të saj, por pa fëmijët, të cilët ende vijonin shkollën në qytet. Prej kohësh ajo jetonte me të vëllain në Tiranë, ku edhe pse kishte mbaruar Fakultetin e Mjekësisë, punonte si pastruese e një lokali. Edhe pse larg të shoqit, ajo kishte vendosur që të tërhiqte padinë, pasi kishte frikë nga kërcënimet e ish-burrit. 

“Jam në Tiranë tha, tek shtëpia e vëllait, kam filluar punë për pastrim. Kam ikur, kam 6 muaj se jetoj tek vëllai. Më tha: Lili ai më ka rrahur jashtë mase, tentova të ika por më kapi tek dera. Erdhi në shtëpi, nuk më gjeti me dy çunat dhe më rrahu se isha vetëm në shtëpi. Më dërgoi djali, se më pa shenjën tek mjekra,”-rrëfeu për “Shqipëria Live” shoqja e saj e ngushtë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ditë para se të shkonte në gjyq, Bozo ishte nisur drejt Elbasanit. Jo për t’u bërë gati, por për një tragjedi që i kishte ndodhur 16 vite më parë. Çifti Bozo, më 5 maj, kishte humbur një djalë si pasojë e një aksidenti me makinë. 8-vjeçari ishte përplasur për vdekje nga një automjet, dhe Bozo po shkonte në Elbasan për ta kujtuar në varreza. 

“Jam në furgonin e Pogradecit, se kam dhe ditën që më ka vdekur djali. Nuk do kthehem në shtëpi, por do të fle tek motra,”-i kishte shkuar ajo për herë të fundit shoqes së ngushtë. Por pa e ditur që e nesërmja do të sillte edhe fundin e jetës së saj. Vetëm një ditë pas përvjetorit të të birit…

(k.m/dosja.al)

Shto Koment