DiasporaRajoni

“Dhimbja ekziston”/ Nipi i Adem Jasharit: Me Serbinë të krijohet një fqinjësi e mirë

Në një intervistë për ABC News, Bekimi tha se vizitorët që vizitojnë kullat e familjes Jashari, i japin shumë motivim për të vazhduar jetën përpara.
Featured image of article: “Dhimbja ekziston”/ Nipi i Adem Jasharit: Me Serbinë të krijohet një fqinjësi e mirë Bekim Jashari

KOSOVË- Nipi i komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, Bekim Jashari ka thënë se ai jeton shumë afër vendit ku familja e tij u vra në luftë. Në një intervistë për ABC News, Bekimi tha se vizitorët që vizitojnë kullat e familjes Jashari, i japin shumë motivim për të vazhduar jetën përpara. Këtë intervistë Bekimi e ka dhënë për shkak të 23 vjetorit të masakrës që vrau pjesën më të madhe të familjes së tij.

Me babin kam qenë si shok dhe si vëllezër, malli më merr shumë. Është një person që nuk do e zëvendësojë askush. Ne jetojmë 50 metra larg kullave që janë kthyer në muze, Dhimbja ekziston por është dhe një krenari që të jepet për jetën dhe për vijimin e jetës. Ka miliona vizitore dhe pjesa më e madhe e tyre dhe sjellja e tyre të jep shumë motivim për të bërë përpara. Krenaria dhe forca e mund  dhimbjen dhe aq më shumë kur e shef se po respektohen dhe respektohen jo vetëm nga populli shqiptar por edhe nga të tjerët. Ajo që më dhemb aty janë vetëm gjendja e keqe në të cilën ndodhen objektet. Ato e kanë ditë atë që i priste por donin që të binin kurban i këtij shteti. Tashmë Kosova është në rrugë të mbarë për tu bërë përpara dhe ka një ndryshim të madh duke e krahasuar me vitet ’99, por ne nuk jemi të kënaqur pasi dhe ato vetë e dinë që mund të bënin më shumë se kaq”, ka thënë ai.

Bekimi gjatë fjalës së tij, ka folur edhe për situatën aktuale me Serbinë, ku tha e mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen dhe të vendoset paqja mbi të dy vendet. Ai tha se me Serbinë mund të krijohet një fqinjësi e mirë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Unë shpresoj që tashmë të zgjidhen të gjithë mosmarrëveshjet, pasi duket se amaneti i të rënëve ka shkuar në vend në momentin që kemi një nivel ekonomik dhe mirëqenie të sigurtë. Nëse ne do të arrijmë që të krijojmë kushte që shqiptarët ta duan vendin për të jetuar këtu themi se e kemi çuar amanetin e dëshmorëve në vend, por fatkeqësisht kemi emigrim.”Bac u kry”, është kuptimi i përfundimit të dialogut me Serbinë dhe fillimi i zhvillimit ekonomik. Me Serbinë të krijohet një fqinjësi e mirë”, është shprehur ai.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment