Blog

Dhërmiu, ai i vërteti (që do duhej të konkurronte Santorinin)

Po si do të duhet të ishte pozicionuar Dhërmiu që të kishte përveç bukurisë së pashoqe, edhe një identitet të spikatur turistik?
Featured image of article: Dhërmiu, ai i vërteti (që do duhej të konkurronte Santorinin) Foto ilustruese

Dhërmiu, ai i vërteti. Fshati që piqet në diell kot gjithë ditën dhe vizitohet nga vetëm 1% e atyre që frekuentojnë plazhet poshtë.

Me pak përjashtime, kjo perlë e arkitekturës së Bregut që duhet të gëlonte e të kërciste nga çmimet si Santorini, fle gjumë nën rrezet përvëluese.

Sivjet shkretia ndihet më shumë prej mungesës së turistëve të huaj, të cilët kishin filluar ta vizitonin dendur.

Po si do të duhet të ishte pozicionuar Dhërmiu që të kishte përveç bukurisë së pashoqe, edhe një identitet të spikatur turistik?

Me pak gjëra por që të kishin “vulën” e tij. Turistët e parë mund t’i priste poshtë një kafe-librari “Te Petrua”, ku të ishin vendosur nëpër rafte të gjitha librat e birit të bregut.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në krah të saj një agjenci turistike “Kapedan Gjonbaba tours”, ku ata pak djem të mbetur të zonës të merrnin turistët e t’i shëtisnin skutave të bregut, në kërkim të aventurave të Gjonbabës, Gjonbirit e Gjonnipit.

Anipse shumë agjenci të tjera do t’i bënin konkurrencë, ajo do të kishte përparësi për shkak të historisë.

Pastaj, një restorant me gatimet e zonës e jo vetëm të detit, që të quhej “Shpella e piratëve” e që në menu të përfshiheshin me emra të gjitha episodet e librit që shenjoi aventurat e fëmijërisë tonë.

Të vazhdojmë apo ta lemë me kaq?

Shto Koment