Bota

Dhendri tapë, vjehrra në merak se s’ka ngrënë e ushqen në dasmë (VIDEO)

Një video e bërë virale tregon vjehrrën duke ushqyer dhëndrin e dehur në dasmë.
Featured image of article: Dhendri tapë, vjehrra në merak se s’ka ngrënë e ushqen në dasmë (VIDEO) Vjehrra ushqen dhëndrin e dehur.

SKOCI– Një ngjarje qesharake është filmuar në një dasmë skoceze, ku vjehrra ka ushqyer me dorën e saj burrin e vajzës në dasmë. Dhëndri është dehur aq keq, saqë nuk mbante dot ekuilibrin. E merakosur, vjehrra ka filluar ta ushqejë në dasmë.

Videoja e çiftit të porsamartuar nga Skocia u bë virale me shpejtësi në rrjete sociale. Në pamjet qesharake, vjehrra e vdekur ushqen dhëndrin të cilit i ka ikur fytyra nga dehja.

“Videoja është shumë e turpshme, pasi kjo nuk është mënyra se si duhet të jesh në ditën e dasmës gjatë fjalimeve, por ne duam të qeshim me marrëzinë e njëri-tjetrit,”- deklaroi dhëndri pasi videoja u bë virale.

Pamjet , të cilat janë parë më shumë se 9.2 milion herë në Facebook kanë ngritur në piedestal vjehrrën, e cila edhe pse e lodhur, me buzëqeshje është kujdesur për dhëndrin e shtëpisë.

Burimi: New York Post

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment