Politike

Dha dorëheqjen për plagjiaturë, PS e delegon në Berat, ja ku ndodhet ish-zv.ministri Ervin Demo

Ervin Demo, ish-zv.ministër i Arsimit dha dorëheqjen nga detyra e tij pasi Taulant Muka e akuzoi atë për plagjiaturë. Sot, Demo është parë ditën e sotme krah kryeministrit Edi Rama dhe ministrave socialistë në Berat gjatë takimit të zhvilluar në Rroshnik me fermerë të zonës.
Featured image of article: Dha dorëheqjen për plagjiaturë, PS e delegon në Berat, ja ku ndodhet ish-zv.ministri Ervin Demo Ervin Demo, ish-zv.ministër gjatë takimit të Kryeministrit Edi Rama me fermerët në Berat

BERAT- Më pak se dy muaj pasi dha dorëheqjen nga posti i tij si zv.ministër, Ervin Demo është deleguar nga Partia Socialiste në Berat, zonë elektorale ku Demo ka shërbyer edhe më herët për PS.

Demo, është parë ditën e sotme krah kryeministrit Edi Rama në Berat gjatë takimit të zhvilluar në Rroshnik të Beratit. Bashkë me Ramën në këtë takim ndodheshin fermerë dhe ministrat socialistë, Bledi Çuci dhe Blendi Klosi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ervin Demo në takimin e Ramës në Berat krah një fermeri

Ervin Demo, ish-zv.ministër i Arsimit dha dorëheqjen nga detyra e tij pasi Taulant Muka e akuzoi atë për plagjiaturë. Muka e akuzoi Demon se kishte marrë kopje dhe material të vjedhura për t’i paraqitur ato si punë kërkimore.

Shto Koment