Sport

Dha dorëheqjen nga Tirana, Ahmataj: Këtu punojnë për të të hequr, zhgënjim i madh

Më tej ai u shpreh se tek kryetaqytetasit sapo vjen në krye, kërkojnë që të heqin, ndërsa tha edhe se i ka paraqitur dorëheqjen presidentit.
Featured image of article: Dha dorëheqjen nga Tirana, Ahmataj: Këtu punojnë për të të hequr, zhgënjim i madh Julian Ahmataj gjatë intervistës

KORÇË- Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, ka dhënë dorëheqjen pas humbjes në Korçë kundër Skendërbeut. Pas ndeshjes trajneri ka dhënë një intervistë për “Super Super”, ku u shpreh se tek Tirana punohet si të shkarkojnë teknikun.

Më tej ai u shpreh se tek kryetaqytetasit sapo vjen në krye, kërkojnë që të heqin, ndërsa tha edhe se i ka paraqitur dorëheqjen presidentit.

PJESË NGA DEKLARATA

Zhgënjim i madh ky rezultat. Erdhi nga dy tranzicione të shpejta, kur ne jemi në superioritet numerik në ato situata. Është për të ardhur keq që vijnë këto gola, dhe prishin psikologjinë e skuadrës. Shkojmë edhe deri te porta e kundërshtarit, dhe nuk godasin. Gjëra që duhen rregulluar, por çdo gjë vjen graduale. Këtu, sa vendosin një trajner, mendojnë ta heqin. Kështu nuk punohet. I kam paraqitur dorëheqjen presidentit dhe drejtorit të klubit. Nëse jam unë e keqja, mirë. Nuk ka lidhje gjendja emocionale. Të humbësh ndaj një skuadre që shkon 3 herë në portë, duke shkuar edhe më pak lojtarë ekipi tjetër, kjo është e habitshme. Më ka prerë hovin kjo gjë.

Kemi punuar 3-4 herë për ta spostuar kundërshtarin. Çdo gjë është përgatitur shumë mirë. Ndeshja ishte përgatitur në mënyrën më të mirë. Më thoni pse nuk funksionoi një goditje standarte? Kemi punuar shumë goditje standarte. Pse Muçit i ngeli të marrë përsipër? Ta ndihmojmë ne atë të ecim përpara. Unë marr përgjegjësitë e lojës. Ne nuk duhet ta mbajmë me zor vendin e punës. Nuk mbahet kështu. Lojtarët japin maksimumin. Më mirë të marr unë nismën, të largohem, që gjërat të largohen. Ju thashë, që sapo vihet një trajner, mendohet si ta heqin.

Tirana humbi kundër Skënderbeut në Korçë dhe e shikon veten në vendin e 6-të. Kjo humbje ka thelluar krizën tek klubi, pasi nuk po gjen rrugën e fitoreve prej javësh.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment