Aktualitet

Nis dezinfektimi i Fierit, uniformat e bardha zbarkojnë në rrugë e lulishte, çdo cep i qytetit bëhet ‘farmaci’

Siç shihet edhe në pamje, pas rrugëve është bërë e mundur edhe dezinfektimi i lulishtes së qytetit dhe të karrigeve e tavolianve që ndodhen aty.

FIER- Videoja e mëposhtme tregon se si uniformat e bardha të një kompanie dezinfektuese kanë zbarkuar në qytet për të sterilizuar rrugët e qytetit. Siç shihet edhe në pamje, pas rrugëve është bërë e mundur edhe dezinfektimi i lulishtes së qytetit dhe të karrigeve e tavolianve që ndodhen aty.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 10. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Rama një ditë më parë dha urdhërin që të mbyllen institucionet e arsimit me dy javë dhe të anulohen të gjitha aktivtetet deri më 3 prill. Shahini shtoi se mësimi do të zhvillohet online.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment