AktualitetPolitike

Dezinfektimi i Tiranës/ Veliaj kalon pranë shtëpisë së Bashës: Luli është tek oligarkët, shko edhe atje. Tek Saliu e pastruam shkallën, mos të na e gjejë gjë

VIDEO
Puna ka nisur nga e ashtuquajtura “Rrugica e Salës” dhe më pas ka vijuar tek stadiumi ‘Air Albania’, për të kaluar poshtë tek rruga e Elbasanit. Duke qënë se në këtë zonë banojnë ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryedemokrati Lulzim Basha, Veliaj nuk i ka kursyer dhe batutat e ironitë.
Featured image of article: Dezinfektimi i Tiranës/ Veliaj kalon pranë shtëpisë së Bashës: Luli është tek oligarkët, shko edhe atje. Tek Saliu e pastruam shkallën, mos të na e gjejë gjë Lulzim Basha, Erion Veliaj dhe Sali Berisha

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka monitoruar vetë nga afër procesin e dezinfektimit të zonave të ndryshme në kryeqytet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Brenda në makinë ka qënë edhe vetë Veliaj, duke shkëmbyer batuta me punonjësin e Bashkisë që drejton edhe makinën e dezinfektimit.

Puna ka nisur nga e ashtuquajtura “Rrugica e Salës” dhe më pas ka vijuar tek stadiumi ‘Air Albania’, për të kaluar poshtë tek rruga e Elbasanit. Duke qënë se në këtë zonë banojnë ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryedemokrati Lulzim Basha, Veliaj nuk i ka kursyer dhe batutat e ironitë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Po i thosha dhe kryeministrit, kur të mbarojë kjo gjëja e flama, duhet ta bëjmë të shtunë, të dielë pa makina. Aaaa sigurohemi që dhe Luli me Saliun janë mirë. O Luli është tek oligarkët, po edhe atje shko që të jetë i sigurt Luli. Se e ka këtë që u bie okligarkëve po kap ndonjë shpi. Ja edhe shtëpinë e kryetarit e dezinfektuam *kalon tek pallati ku banon Lulzim Basha. Atje tek shkalla e Saliut e dezinfektuan komplet vetë ata, kjo ka rëndësi që të mos na e gjejë gjë Saliun. Luli ka shku tek oligarkët mo,”-tha Veliaj.  

Që prej masave të marra për mbylljen e qytetarëve në banesa për të parandaluar përhpejen e koronavirusit, të gjitha qytetet në Shqipëri po dezinfektohen në mënyrë që gjatë 8 orëve lëvizje, virusi të mos mbesë në sipërfaqe të ndryshme, nëpër parqe apo dhe ambiente të tjera publike. 

(k.m/dosja.al)

4 Komente në “Dezinfektimi i Tiranës/ Veliaj kalon pranë shtëpisë së Bashës: Luli është tek oligarkët, shko edhe atje. Tek Saliu e pastruam shkallën, mos të na e gjejë gjë

  1. nuk ka pse te ironizosh jo shtepia e Lulit jo r Sales ( nese e ke thene vertet ) …as mos shiko fare te kujt jane shtepite difinfektoi te gjitha cdo cep e cdo rrugice e po ka mundesi te imitosh Turqine si e bente kete pune …

  2. Totalisht nje kryetar Bashkie idot.
    A thua se ka dale per te bere Show televiziv.
    Njerzit jane ne rrezik jete,e ky tallet jo Saliu, e Luli.
    Po si nuk i ra ndermend per kete popull,qe e rropet nga taksat.

  3. Ishalla corona ze lali Erin dhe pastaj do tallet mire. Pis burre dhe pa kocke

  4. Lali Eri hajde dhe nga rruga Mujo Ulqinaku , Mos u merrni vetem me Salin dhe Lulin

Shto Koment