LIVE UPDATES
Aktualitet

Në ‘luftë’ me koronavirusin! Tirana dezinfekton rrugët gjatë natës, Veliaj: Mos parkoni shumë makina

16 Mars 2020, 10:56 Nga DOSJA
Në ‘luftë’ me koronavirusin! Tirana dezinfekton

TIRANË– Rrugët e Tiranës dezinfektohen janë dezinfektuar gjatë natës dhe kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë një kërkesë banorëve që rrugët t’i mbajnë të lira në mënyrë që të dezinfektohet sa më shumë hapësirë.

Ju lutem mbajini rrugët e brendshme të lira nga parkimi i makinave, vetëm në këtë mënyrë mund të qarkullojnë lirshëm përgjatë natës e të kryejnë misionin e tyre mjetet e dezinfektimit!  Faleminderit për bashkëpunimin, vetëm kështu do ja dalim”, shkruan Veliaj.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dezifenktohen rruget e tiranes erion veliaj dezifenktohen rruget e tiranes erion veliaj

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja