Politike

Frika ndaj koronavirusit mbërrin në Pallatin e Kongreseve, Partia Socialiste merr masa me dezinfektues për Kongresin Zgjedhor

Teksa është zhvilluar Kongresi Zgjedhor i Partisë Socialiste, në holl shihet një tavolinë me disa dezifektantë duarsh që përdoret nga të pranishmit.
Featured image of article: Frika ndaj koronavirusit mbërrin në Pallatin e Kongreseve, Partia Socialiste merr masa me dezinfektues për Kongresin Zgjedhor Dezifektantet ne holl
Përditësuar:

TIRANË– Partia Socialiste ka marrë masat e nevojshme për mbrojtjen nga koronavirusi në Pallatin e Kongreseve. Teksa është zhvilluar Kongresi Zgjedhor i Partisë Socialiste, në holl shihet një tavolinë me disa dezinfektantë duarsh që përdoret nga të pranishmit. 

Dezifektantet ne holl

Aktiviteti i sotëm i Kongresit Zgjedhor është fokusuar tek gruaja socialiste dhe nisma më e re “Edhe Një”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Dezifektantet ne holl

Ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve është zhvilluar dita e parë e Kongresit të Partisë Socialiste. Prej dy orësh kryefjalë ka qënë përfshirja e grave në politikë dhe prezantimi i nismës më të re; Edhe një! Një fjalë përshëndetëse kanë marrë ministret dhe deputetet socialiste, ndërsa për herë të parë në Kongres ka mbajtur një fjalë edhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda. Fjalimi i saj, u pasua me batuta nga kreu i qeverisë, i cili nuk la rastin që t’i shkonte pa thumbuar edhe kryedemokratin Lulzim Basha. Nga Kongresi gjithashtu ra në sy edhe prania e dezifektantëve, si pjesë e masave të marra ndaj koronavirusit.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment