KRYESORET
Insights

Deutsche Welle: Dimër i ftohtë si pasojë e konfliktit Ukrainë-Rusi

8 Dhjetor 2021, 08:34 Nga DOSJA
Deutsche Welle: Dimër i ftohtë si pasojë e konfliktit

UKRAINË – Marrëveshja e koalicionit trepartiak, i ashtuquajtur semafor ia ka kushtuar me mençuri Rusisë pjesën më të madhe të hapësirës në kapitullin “Marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale”. Krahas fjalëve miqësore që vërtetojnë thellësinë dhe diversitetin e marrëdhënieve gjermano-ruse, shprehen edhe kritika të qarta ndaj kursit agresiv të Rusisë. Flitet për “përpjekje për destabilizimin e Ukrainës, dhunën në Ukrainën lindore dhe aneksimin e paligjshëm të Krimesë” si dhe “kufizimin gjithëpërfshirës të lirive civile dhe demokratike”. Me fjalë të tjera: Rusia po bën një luftë psikologjike hibride që nuk kufizohet vetëm në Ukrainë dhe vendet fqinje, por është një kërcënim në rritje për të gjithë Perëndimin.

Pushtimi i Ukrainës si një skenar i vërtetë

Bombarduesit rusë me aftësi bartjeje të armëve bërthamore janë regjistruar nga avionët luftarakë të NATO-s mbi Detin e Veriut. Sundimtari bjellorus Alexander Lukashenko po shantazhon Bashkimin Evropian me refugjatë me mbështetjen e presidentit rus Putin. Në kufirin ruso-ukrainas, Kremlini mbledh pothuajse njëqind mijë ushtarë dhe armë të rënda. Sulmet kibernetike ndaj Ukrainës dhe BE-së janë në rend të ditës. Në javët e fundit, konflikti me Rusinë është intensifikuar në disa fronte, nervat janë tendosur – një pushtim rus i Ukrainës tani klasifikohet si një skenar i vërtetë në Uashington dhe Kiev, dhe sjell kujtime të errëta të aneksimit rus të Krimesë në vitin 2014. Tani për tani, Berlini dhe BE-ja duhet të marrin parasysh shqetësimet e sigurisë së Ukrainës dhe të qëndrojnë në krah të Kievit. Zbutja ndaj Kremlinit do të kishte pasoja katastrofike – për të gjithë Evropën, jo vetëm për Ukrainën.

Lufta jo vetëm me armë

Për të mbrojtur Ukrainën, Gjermania dhe aleatët e tjerë duhet të kuptojnë se agresioni rus nuk kufizohet vetëm me tanke dhe trupa. Armiqësitë e Kremlinit ndaj Ukrainës janë pjesë e një modeli më të gjerë lufte që përfshin sektorët energjetikë, financiarë dhe ekonomikë. Rusia përdor vazhdimisht gazin si një armë politike. Pikërisht tani në një kohë kur Evropa po përballet me një krizë të madhe energjetike. Kohët e fundit Moska torpedoi kursin pro-evropian të qeverisë së re moldave me një mosmarrëveshje për gazin. Krahas politikës me gazsjellësin Nord Stream 2, Rusia po kërcënon integritetin territorial të Ukrainës edhe me luftë rraskapitëse ekonomike. Ajo synon të fusë qeverinë ukrainase në një ngërç financiar. Këto përfshijnë procedura të shtrënguara doganore dhe krijimin e radhëve të gjatë dhe pritjeve në në kufi, vendosjen e ndalimeve të importit për produktet ukrainase dhe shkurtimin e kredive për industrinë ukrainase nga bankat ruse. Sipas vlerësimeve të institutit amerikan Atlantic Council, aneksimi rus i Krimesë dhe lufta në Ukrainën lindore i kushtuan Kievit të paktën 100 miliardë dollarë shkatërrim, konfiskim asetesh dhe humbje të reputacionit që ka pësuar ekonomia ukrainase. Ndërkohë që në këtë konflikt kanë vdekur 14.000 njerëz.

Si mund të ushtrojë presion Evropa ndaj Rusisë?

BE-ja do të kishte mjetet dhe fuqinë politike për t’u përgjigjur me vendosmëri. Por BE-ja ka nevojë për një kornizë të re strategjike për t’u marrë me Rusinë. Nga njëra anë, Brukseli duhet të vazhdojë të luajë kartën rregullatore dhe, shumë më konkretisht, të promovojë diversifikimin e tregjeve të energjisë. Së bashku me Francën, qeveria federale gjermane duhet të rrisë presionin ndaj Rusisë. Kjo nënkupton rregullimin më strikt të gazsjellësit Nord Stream 2 dhe bindjen e Gazpromit që të dërgojë gaz në kufirin ruso-ukrainas. Pezullimi i procesit të certifikimit për Nord Stream 2 nga Agjencia Federale e Rrjetit në mes të nëntorit mund të interpretohet si një sinjal i qartë, ndonëse i vonuar, për Kremlinin se kursi i tij i destabilizimit nuk do të mbetet më pa përgjigje. Edhe Green Deal për të përmbushur objektivat ambicioze evropiane të klimës nuk është përdorur ende nga Brukseli si një mjet për të ushtruar presion ndaj Moskës. Ndryshimi i klimës krijon realitete të reja gjeopolitike që, me kalimin e kohës, do t’i kushtojnë Rusisë burime fitimprurëse të të ardhurave, si mjetet e saj kryesore të fuqisë dhe ndikimit.

Vijat e kuqe

Paralelisht me këtë, Berlini dhe Parisi duhet të ringjallin edhe formatin e Normandisë, një platformë negociuese që bashkon krerët e shteteve dhe qeverive të Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës. Refuzimi rus për të marrë pjesë do të ishte tregues. Ndërsa përpiqet të kundërshtojë agresionin rus, BE duhet gjithashtu të sigurojë që qeveria ukrainase të marrë mbështetjen që i nevojitet për të qëndruar në rrugën e duhur. E lënë pas dore, ekziston një rrezik i madh që vendi të bjer sërish viktimë e oligarkëve aktivë politik si Viktor Medvedchuk dhe ish-presidenti Petro Poroshenko, të cilët hapin derën për rusët në një kohë kur një front i bashkuar është vendimtar. Qeveria e re federale duhet të përdorë kanalet e saj të komunikimit me Moskën për të komunikuar qartë linjat e kuqe dhe pasojat e veprimeve agresive. Nëse fuqia e kombinuar diplomatike dhe ekonomike e BE-së, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë, është e pamjaftueshme për të devijuar Rusinë nga kursi i saj aktual, Evropa do të përballet me një dimër të gjatë dhe të ftohtë.

Oliver Rolofs është ekspert i sigurisë dhe për shumë vite ka qenë shef për komunikim në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, ku krijoi programin e sigurisë së energjisë. (DW)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

Sondazh

Poll

Insights 28 Nëntor 2021, 16:55

Një apel publik për Albin Kurtin

I nderuar Kryeministër i Kosovës, I dashur Albin,Së pari ju uroj 28 nëntorin, festën e flamurit dhe ditën, kur gjithë shqiptarët me mandat përfaqësimi, nga Mitr...

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

'Ka rrjedhje të sekretit hetimor?' Kraja-Majkos: Për non-gratat s'përgjigjem

Komisioni/ Kraja: Me paratë e konfiskuara kemi ngritur laboratorë eksperimentale

'A ndërhyn Rama dhe ministrat në punën tuaj?/ Kraja - Alibeajt: S'komentoj, zbatoj ligjin

Dosja e Aleks Nikës/ Ndreca: A mund të transferohet në SPAK? Kraja: Duhet vlerësuar

Dvorani dhe Ina Rama për President? Berisha: Janë subjekte të ndjekjes penale

Ç'do bëhet me Teatrin Kombëtar? Zotohet Berisha: Do ndërtohet siç ka qënë

8 emrat e PD për President, Berisha: Parodi e neverishme, keqpërdorim i Ramës

FMN propozoi shkrirjen e Bordit, Berisha: Të ndërhyhet me urgjencë për çështjen e borxhit

A e përdori PD për të justifikuar non-gratën? Berisha: Partia më ka penguar

'Non-grata' në gjykatën franceze, Berisha: Ka 2 faktorë kundër meje

Nëse vjen Berisha, PD duhet të pezullohet nga PPE, ish-kryeministri: Gaboi!

Berisha thirrje BE: Na hapni negociatat! Nuk e meritojmë, por po s'ndodhi sjell trazira në rajon

'Shqipëria anëtar i asociuar i BE'/ Rama: Mbështes vizionin e Macron

Gjermania kundër Ballkanit të Hapur? Rama: Ushqim për konsum lokal

'Ballkani i Hapur'/ Charles Michel: E mbështes, uroj që të gjithë t'i bashkohen nismës

'Ndryshojmë kursin'/ Rama: Nëse Bullgaria s'hap rrugë, do i shpëtojmë kthetrave të tyre

Integrimi/ Pse duhet mbajtur peng Shqipëria? Michel: Duhen zgjidhur konfliktet, ju mbështes

Integrimi në BE, Charles Michel: Angazhimi ynë nuk ka ndryshuar

Integrimi në BE/ Rama: Kemi hedhur hapa njëjtë si vendet që i kanë çelur negociatat

Aksioni i SPAK, Berisha: U dekonspirua, Edi Rama u shqetësua, dha mesazh tek bandat

Raporti i FMN, Ibrahimaj: Do jemi më të kujdesshëm, do analizojmë çmimet

Autori i vë zjarrin furgonit të policit në Shkodër, i maskuar si grua

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë

Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër

17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte

A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...

Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...

Ka dyshime për dekonspirtim?Kreu i SPAK: Jo!Do i shkojmë deri në fund, s'ka rëndësi sa të fortë janë

Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve, Palushit? Arben Kraja: Ka shpërduar detyrën!

ZBULOHET emri i aksionit të SPAK, kuptimi! Kush e kishte "plumbin e artë"...

MEGAAKSIONI, Arben Kraja jep DETAJE: Shkatërruam 8 banda, të dhunshëm, paguanin shumë për vrasje

Zgjedhja e Presidentit, Bylykbashi: Alibeaj ka marrë përsipër t’i sigurojë Ramës votat

Shpërthim me tritol në lokalin Radhimë! Ambienti i marrë me qira nga kunati i Çelës

Momenti kur djali i Arben Mërkurit largohet nga vendngjarje, ia vranë të atin para syve

Vrasja në Sukth, dalin pamjet nga vendngjarja

'A ka më deputetë që hetohen?'/ Arben Kraja 'kyç gojën': Nuk jap përgjigje, e thotë ligji

Kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë, as që e dinë se janë nën hetim

Dosja 184 s'i "shqitet" Ulsi Manjës, Tabaku ia kujton para Arben Krajës, ministri: Kam një merak

PS sulmon SPAK, Balla: Pse s'hetohet Berisha? Tabaku e mbron: Shikoni "non grata-t" tuaja

'41 prokurorë janë shkarkuar'/ Kreu i KLP: Disa janë kërcënuar me jetë, u morën në mbrojtje

Qeveria miraton fond shtesë 160 mln lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Manastirliu: Kemi miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor

Conferencë League! 25 Maji ditë pushimi, s'lejohen makinat, 'mbyllet' Tirana

Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Do ndërtojmë 167 shkolla, 137 kompani marrin pjesë, program unik

Me kë e ka? Rama: Flet shumëkush për bujqësinë, ose s'kanë lidhje ose s'kuptojnë

Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Presidenti i ri/ Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Basha lë me 'hije' kolegët, Agron Duka frikë të bëjë llogari: Se mos bëj ndonjë gabim?