Sport

Detyroi vajzat e kombëtares të kryejnë marrëdhënie me të, FIFA pezullon presidentin e Federatës së…

Policia haitiane ka filluar hetimin për akuzat, të zbuluara së pari në fund të muajit të kaluar, dhe një gjyqtar tashmë ka thirrur disa punonjës të federatës për t'iu përgjigjur pyetjeve
Featured image of article: Detyroi vajzat e kombëtares të kryejnë marrëdhënie me të, FIFA pezullon presidentin e Federatës së…

HAITI-Ditën e hënë FIFA ka pezulluar presidentin e Federatës së Haitit, Yves Jean-Bart për shkak se akuzohet për abuzime seksuale. 73 vjeçari, mohon kategorikisht akuzat se ai e ai ka detyruar vajzat e kombëtares të kryejnë marrëdhënie me të. Kjo thuhet se ka ndodhur në qendrën stërvitore të ekipit kombëtar, ku Zhan-Bart i ka kërcënuar vajzat që nëse nuk kryenin marrëdhënie me të, atëherë do e humbnin vendin në kombëtare.

Yves Jean-Bart

“Në përputhje me nenet 84 dhe 85 të Kodit të Etikës FIFA, dhoma hetimore e Komitetit të pavarur të Etikës ka ndaluar përkohësisht Z. Yves Jean-Bart, President i Federatës së Futbollit Haitik (FHF), nga të gjitha aktivitetet që lidhen me futbollin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, për një periudhë prej 90 ditësh “, tha FIFA të hënën në një deklaratë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia haitiane ka filluar hetimin për akuzat, të zbuluara së pari në fund të muajit të kaluar, dhe një gjyqtar tashmë ka thirrur disa punonjës të federatës për t’iu përgjigjur pyetjeve.Shumë shpejt pritet të merret një vendim përfundimtar për presidentin në fjalë, por si fillim ai është pezulluar për 90 ditë nga çdo aktivitet futbollistik.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment