Aktualitet

Më në fund pas 40 vitesh/ Shqipëria del nga “lista e zezë” e vendeve me bregdet të minuar (Foto)

Për më shumë se 40 vjet, kjo zyrë, në hartat e publikuara prej saj, të përdorura gjerësisht nga lundërtarët, ruante shënimin “Formed mined zone” (ish-zonë e minuar) për bregdetin shqiptar.
Featured image of article: Më në fund pas 40 vitesh/ Shqipëria del nga “lista e zezë” e vendeve me bregdet të minuar (Foto) Foto ilustruese

TIRANË– Pas më shumë se 40 vitesh, hapësira detare e Shqipëria është e çliruar nga minat. Që prej 2 Janarit 2020, në hartat e prodhuara nga Zyra e Hidrografisë së Britanisë së Madhe, Shqipëria nuk cilësohet më si bregdet i minuar.

Për më shumë se 40 vjet, kjo zyrë, në hartat e publikuara prej saj, të përdorura gjerësisht nga lundërtarët, ruante shënimin “Formed mined zone” (ish-zonë e minuar) për bregdetin shqiptar. Ndërkohë falë studimeve profesionale në terren, të Shërbimit Hidrografik të Forcës Detare Shqiptare dhe komunikimit me Zyrën e Shërbimit Hidrografik të Britanisë së Madhe, bregdeti shqiptar nuk përfaqëson asnjë rrezik për lundrim.

Harta e bregdetit shqiptar

Lajmi është postuar në rrjetet sociale të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe është konfirmuar nga drejtori Ekzekutiv i Zyrës Hidrografike në Britaninë e Madhe, Admiral Tim Loëe, zyra e të cilit ka botuar edhe hartën përfundimtare të mësipërme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(k.m/dosja.al)

 

Shto Koment