Aktualitet

Deti kthehet në varrezë anijesh të vjetra! Përmbytet një tjetër mjet lundrues në Vlorë, pamjet nga fundosja

VIDEO
Anija është pastruar nga vajrat dhe mbetjet e tjera me impakt mjedisor dhe më pas është zhytur në det.
Featured image of article: Deti kthehet në varrezë anijesh të vjetra! Përmbytet një tjetër mjet lundrues në Vlorë, pamjet nga fundosja Fundosja e anijes

VLORE- Një anije e vjetër është fundosur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Anija është pastruar nga vajrat dhe mbetjet e tjera me impakt mjedisor dhe më pas është zhytur në det.

Kujtojmë se kjo është anija e tretë e cila po fundoset në gjirin e Vlorës në një periudhë të shkurtër kohe. Mesa duket është vendosur që hapësira nënujore e qytetit bregdetar të kthehet në një varrezë anijesh të vjetëruara.

Qëllimi i fundosjes së qëllimshme është shndërrimi i relikes ushtarake në një atraksion turistik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një tjetër anije është fundosur ditë më parë nga autoritetet portuale dhe ushtarake të cilët kanë realizuar fundosjen në Gjirin e Vlorës me qëllim për ta kthyer në një atraksion turistik.

Nuk dihet se nëse do të ketë të tjera fundosje anijesh në ditët në vijim.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment