Politike

“Deti është hidroterapi”, Tritan Shehu gjen “vaksinën”: Dielli shkatërron COVID-19, dilni nga ambientet e mbyllura familjare e përfitoni nga këto “ilaçe”

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ai thotë se hapësira natyrore duhet të shfrytëzohet kundër COVID, pasi sipas tij, dielli dhe deti e shkatërrojnë atë.
Featured image of article: “Deti është hidroterapi”, Tritan Shehu gjen “vaksinën”: Dielli shkatërron COVID-19, dilni nga ambientet e mbyllura familjare e përfitoni nga këto “ilaçe” Tritan Shehu, ish-deputet i PD

TIRANË-Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu thotë se qeveria po ndjek strategjinë e gabuar. Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ai thotë se hapësira natyrore duhet të shfrytëzohet kundër COVID, pasi sipas tij, dielli dhe deti e shkatërrojnë atë. Pa iu referuar një studimi konkret se ku bazohet në këtë konstatim, Shehu thekson se qytetarët duhet të dalin nga ambientet familjare, e të përdorin “ilaçet” natyrale.

POSTIMI I PLOTË: 

Mos vazhdoni të gaboni, dielli, ujërat, ajri e hapësirat shqiptare duhen shfrytëzuar kundër Covid-19! Nuk ka asnjë dyshim që kontakti sa më i gjatë me diellin, drita natyrale në terësi, ujërat, veçanërisht ato detare, shkatërrojnë Covid-19 dhe rrisin imunitetin e njerëzve, duke dobësuar forcën e epidemisë.

Vendi ynë është në një pozicion gjeografik të favorshëm për këtë, siç quhet “helio e hidro terapi”, veçanërisht tashti që ne u futëm në sezonin me diell e ngrohtësi. Në këto kushte qytetareve u duhen krijuar mundësitë që të përfitojnë sa më shume nga këto “ilaçe”: në plazhe, parqe, buzë lumenjve, liqeneve, pyjeve, etj, etj.

Kjo do të ulë edhe koncentrimet e banorëve në qytete apo dhe në ambientet e mbyllura familjare, që sot rrezikojnë të bëhen burimi kryesor i kontaminimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E kuptueshme që në kushtet e epidemisë e veçanërisht të mungesës së testimeve për të njohur gjendjen, kjo duhet realizuar konform disa rregullave të qarta e të zbatueshme, por këto duhet të jenë racionale, në balancë me përfitimin e madh nga kjo “terapi”, ndoshta aktualisht me efiçiente nga çdo gjë tjetër.

Është detyre e institucioneve shtetërore, që të mos mbajnë të bllokuar qytetarët prej mungesës së vizionit të tyre, por me urgjencë të bëjnë publike këto rregulla duke garantuar zbatimin, pa u bërë pengesë për shfrytëzimin e kësaj mundësie të madhe, që Perëndia e Natyra u ka dhënë shqiptarëve.

Reagimi vjen në kohën kur situata me COVID në Shqipëri është më e stabilizuar. 736 të infektuar, 28 viktima dhe 422 të shëruar. Ky është bilanci i deritanishëm i përhapjes së pandemisë COVID-19 në Shqipëri. Situata është më e stabilizuar në vendin tonë, kur ka nisur edhe hapja graduale e ekonomisë. Tashmë Gjirokastra, Delvina, Saranda janë zona të gjelbra ku lejohet lëvizja pa autorizim në fashën e vendosur nga qeveria. Pandemia është izoluar në Krujë ku nuk ka patur më raste të reja, ndërsa edhe Shkodra duket se është nën kontroll. Edhe numri i të shtruarve në spitale është ulur, ku në të të dy spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 34 pacientë.

(f.g/dosja.al)

Shto Koment