Virale

DETAJET: Meta tek rezidenca amerikane pa Kryemadhim, e shoqëron Bora! Ruçi e Basha të dy ‘single’ pa bashkëshortet. Veshjet e Ramës, Veliajt dhe Lindës i çuditën të gjithë. Yuri Kim iu la ‘targën’

E veshur me një kostum ngjyrë të errët, i shoqëruar me perla dhe me një orë fine në dorë, Kim shkëlqeu. Madje ra në sy edhe detaji i shqiponjës dykrenarë që kishte vendosur mbi xhaketë.
Featured image of article: DETAJET: Meta tek rezidenca amerikane pa Kryemadhim, e shoqëron Bora! Ruçi e Basha të dy ‘single’ pa bashkëshortet. Veshjet e Ramës, Veliajt dhe Lindës i çuditën të gjithë. Yuri Kim iu la ‘targën’ Pamje nga darka private

TIRANË– Politikanë e diplomatë ishin të ftuar në darkën private të organizuar në rezidencën e ambasadores amerikane, Yuri Kim për të festuar Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve. Pas një viti mungesë të një të “zoti shtëpie”, në rezidencën amerikane në Shqipëri mbërriti Yuri Kim. Për shkak të pandemisë, kësaj here ajo u “detyrua” që të kushtëzohej në ftesa, disa prej të cilave kanë shkuar dëm.

Kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi kanë shkuar pa bashkëshortet e tyre, edhe pse ftesa ishte bërë “çift”. Pak larg tyre ishte presidenti Ilir Meta. Edhe për këtë të fundit, ftesa shkoi “çift”, por mesa duket kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zgjedhur të mos shkojë.

Edhe pse mund të shkonte krah bashkëshortit, jo si zonjë e parë-post të cilin nuk e ka pranuar kurrë- por duke “përdorur” festën e opozitës. Megjithatë ajo ka zgjedhur të kundërtën, dhe Meta ka përfunduar duke u shoqëruar nga vajza e tij e madhe, Bora.
Nga ana tjetër, dy prej figurave më të rëndësishme të PS-së, ishin të shoqëruar me bashkëshortet e tyre, por u mungonte me vete një veshje e denjë për një rast të tillë.

Kryebashkaiku Erion Veliaj mesa duket së fundmi inspirohet nga ish-kryeministri grek, Aleksis Tsipras, pasi kishte shkuar pa kravatë. Por nuk është se dhe shkëlqimin ia merrte zonja e parë e Tiranës, Ajola Xoxa. Me një fustan “polka dot” dhe me një çantë të madhe varur në krah, Xoxa ishte larg një veshjeje ‘chic’ dhe elegante siç e kërkonte edhe rasti.

Ndërsa kryeministri Edi Rama nuk suprizon më me veshjet e tij, edhe pse ndonjëherë janë në kakofoni me eventet. Duke mos hequr dorë nga ato që opozita ia ka pagëzuar si “çitjane”, Rama ka veshur një xhaketë të gjerë (të paktën 2 numra më të mëdhenj), brenda të cilës të “merrte” sytë kravata shumëngjyrëshe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dhe në fund…

Nëse do të kishte një çmim për veshjen më të keqe të natës, ai do t’i shkonte pa asnjë mendim të dytë, Linda Ramës. E veshur tërësisht me të bardha transparente (nuk dimë të themi nëse është kostum apo thjesht ç’ka gjetur për kollaj), Linda ka prezantuar ndoshta daljen më të keqe publike. Edhe pse në konkurrencë jo të drejtë, pa asnjë mëdyshje, çmimi ‘veshja më e mirë’ i shkon ambasadores Yuri Kim.

E veshur me një kostum ngjyrë të errët, i shoqëruar me perla dhe me një orë fine në dorë, Kim shkëlqeu. Madje ra në sy edhe detaji i shqiponjës dykrenarë që kishte vendosur mbi xhaketë.

Shpresojmë që këtë foto ta shohin shpesh ‘kokat e politikës’ dhe të kujtojnë veten se si të vishen. Nëse kanë dëshirë të shprehin talentin e tyre në “fashion” mund të na e tregojnë në përditshmëri, do të jemi me sytë hapur për t’i parë. Ku i dihet mbase në modë nxjerrin ndonjë trend të ri, se në politikë…

(k.m/dosja.al)

Shto Koment