Aktualitet

Detajet/ Arrestohen dy shqiptarë në Athinë, u kapën me kokainë, thasë me drogë dhe mijëra euro “cash”

Dy shqiptarët u arrestuan gjatë një kontrolli rutinë por "thesari" u zbulua në banesat e tyre. 
Featured image of article: Detajet/ Arrestohen dy shqiptarë në Athinë, u kapën me kokainë, thasë me drogë dhe mijëra euro “cash” Foto ilustruese

GREQI– Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi u kapën me kokainë në Athinë. Shqiptarët u arrestuan gjatë një kontrolli rutinë por “thesari” u zbulua në banesat e tyre. 

Mediat greke raportojnë se nga kontrollet e kryera në shtëpitë e tyre, ata gjetën dhe konfiskuan, ndër të tjera: 1.3 kg kokainë, 18 thasë me drogë, 2 peshore precize, shumat prej 15,020 euro dhe 241 dollarë cash dhe 7 telefona celularë.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment