Aktualitet

Detaje tronditëse/ Faik Buci 1 javë para krimit makabër i bëri pritë me pistoletë së bijës tek “Shkolla e Bashkuar”, pas ekzekutimit shkoi t’i lëvizte eshtrat nga Mali me Gropa

Faik Buci 1 javë para krimit makabër i bëri pritë me pistoletë të bijës tek “Shkolla e Bashkuar". Vajza e pikasi dhe u fsheh, duke i shpëtuar kështu vrasjes.
Featured image of article: Detaje tronditëse/ Faik Buci 1 javë para krimit makabër i bëri pritë me pistoletë së bijës tek “Shkolla e Bashkuar”, pas ekzekutimit shkoi t’i lëvizte eshtrat nga Mali me Gropa

TIRANË- Detaje të reja tronditëse kanë dalë për vrasjen e 23-vjeçares Eglantina Buci, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2012.

Babai Faik Buci para se ekzekutonte me një plumb në ballë vajzën e tij, tentoi edhe më herët të vriste Elgantinën.  Hera e fundit ka qenë një javë para vrasjes në Malin me Gropa. Faiku e gjurmoi të bijën dhe priti me pistoletë në dorë te “Shkolla e Bashkuar”. 23-vjeçarja e pa menjëherë të atin dhe u fsheh,  duke i shpëtuar vrasjes.

Por, pas disa tentativave të dështuara për ta vrarë, ai planifikoi kurthin duke paguar një djalë që të joshë Eglantinën, e për ta çuar atë më pas në Malin me Gropa, aty ku e vrau me një plumb në  ballë dhe më pas e groposi. Po kështu, 5 ditë më vonë ai shkoi sërish në vendin e ngjarjes bashkë me djalin e tij, Shkëlzenin, për të marrë trupin e pajetë të saj dhe për ta çuar në një vend tjetër. Babë e bir nuk ia dolën, pasi trupi i gjet nga një gjahtar i zonës, i cili njoftoi policinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

66-vjeçari u vu në pranga dy ditë më parë, tetë vite pas krimit të rëndë. Si bashkëpunëtor në këtë vrasje akuzohet edhe Shkëlzen Buci, vëllai i 23-vjeçares. Faik Buci deri më tani ka dhënë dy deklarata kontradiktore për ngjarjen. Së fundmi ai ka deklaruar para efektivëve se e vajza është gjallë dhe vazhdon të prostituojë. Ndërkohë, një ditë më parë ai pranoi krimin e rëndë.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment