Aktualitet

Detaje tronditëse/ Autorit i’u bllokua arma dhe tentoi t’i priste kokën bashkëshortes, ndërhyri djali 15-vjeçar

Por në një moment duket se arma ishte bllokuar, ndërsa 58-vjeçari, ish-punonjës policie, ka tentuar që t’i presë gruas kokën me thikë, por është ndalur nga i biri.
Featured image of article: Detaje tronditëse/ Autorit i’u bllokua arma dhe tentoi t’i priste kokën bashkëshortes, ndërhyri djali 15-vjeçar Liljana Buzo dhe Koço Buzo dhe pamje nga vendi i ngjarjes

ELBASAN– Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i rëndë në Elbasan, ku një ish-polic vrau me kallashnikov gruan e tij. Ngjarja ndodhi pranë Gjykatës së Elbasanit. Gazetarja Dorjana Bezat raporton nga Elbasani për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24 se viktima, Liljana Bozo dhe Koço Bozo ishin në proces divorci, ndërsa dje kishin seancë gjyqësore, por autori nuk ishte paraqitur.

Sipas Bezatit, pasi kishin mbaruar seancën, nëna, shoqëruar nga dy djemtë e saj, më i vogli 15, ishin përballur me Koçon në dalje të gjykatës. Ky i fundit pasi ka debatuar me gruan, ka hapur zjarr ndaj saj, duke e qëlluar me kallashnikov.

Por në një moment duket se arma ishte bllokuar, ndërsa 58-vjeçari, ish-punonjës policie, ka tentuar që t’i presë gruas kokën me thikë, por është ndalur nga i biri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mësohet se 15-vjeçari ka marrë armën dhe ka kërcënuar babain e tij, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë kalimtarët, dy prej të cilëve kanë mbetur të plagosur, por dhe një punonjës i sigurisë së gjykatës./BallkanWeb.

Një Koment në “Detaje tronditëse/ Autorit i’u bllokua arma dhe tentoi t’i priste kokën bashkëshortes, ndërhyri djali 15-vjeçar

  1. denim me varje per kte pler.

Shto Koment