Aktualitet

Vrasja e Vilson Tafçiut, shpallet në kërkim shoku që dyshohet se e nxorri në pritë, vajzat që e panë për herë të fundit: E futi në një rrugicë (PISTAT)

Zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë që ndodhi dje në Astir ku u vra Vilson Tafçiu Noka. Shpallet në kërkim nga policia shoku i viktimës, D.N, i cili dyshohet se e nxorri në pritë të riun. Në vendngjarje është gjetur arma e krimit, një pistoletë TT me të cilën dyshohet se autori ka qëlluar në drejtim të 28-vjeçarit. Dyshohet se autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin, dhe se vrasja ka ndodhur për prishjen e pazareve të drogës.
Featured image of article: Vrasja e Vilson Tafçiut, shpallet në kërkim shoku që dyshohet se e nxorri në pritë, vajzat që e panë për herë të fundit: E futi në një rrugicë (PISTAT) Viktima, Vilson Tafçiu Noka dhe pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANE- Policia ka shpallur  në kërkim shokun e Vilson Tafçiu Nokës, që u vra mbrëmë në rrugën “Teodor Keko” jashtë një bari në zonën e Astirit. Shtetasi me inicialet D.N., dyshohet se ishte personi që e nxorri në pritë 28-vjeçarin, jashtë lokalit, ku e priste ekzekutori. Disa orë pas ngjarjes, policia ka kontrolluar banesën e tij, por ai nuk është gjetur aty. Një nga pistat ku po hetohet paraprakisht është ajo e prishjes së pazareve të drogës që mund të ketë sjellë vrasjen e të riut dibran. Po ashtu, mësohet se në vendngjarje është gjetur arma e krimit, një pistoletë TT. Ndërkohë, pas ngjarjes, kamerat e sigurisë kanë kapur dy makina që kanë ikur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Njëra prej tyre është kapur nga Policia dhe është ndaluar drejtuesit i saj, por ka rezultuar se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se ishte larguar nga frika pas atentatit. Ndërsa makina tjetër në ngjyrë të zezë e modelit “Golf 6”, e cila u largua me shpejtësi rezulton se është e autorit të vrasjes. Ende nuk ka asnjë gjurmë të saj.

Dosja.al mëson se është zbardhur edhe dëshmia e dy vajzave që pinë kafe për herë të fundit me viktimën. Ato kanë deklaruar se personi që e nxorri jashtë lokalit ku sihin ulur të tre, njihej me viktimën dhe e futi në një rrugicë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbrëmjen e djeshme në orën 20:45 u ekzekutua me armë zjarri në Astir Vilson Tafçiu Noka. 28-vjeçari ishte ulur në një lokal në këtë zonë me dy vajza në momentin që u thirr nga jashtë nga disa persona. Sapo Vilsoni kaloi pragun e lokalit u qëllua me tre plumba në gjoks nga personat që e thirrën dhe mbeti i vdekur në vend. Menjëherë pas krimit, autorët u larguan nga vendi i ngjarjes me një automjet të llojit “Golf 6”, me ngjyrë të zezë.

(J.V;F.G/Dosja.al)

  • 12:46

    DËSHMIA/ “Eja të të sqaroj diçka”, dy vajzat që pinë kafen e fundit me Vilson Tafçiun flasin për mikun tradhëtar që e nxorri në pritë: E çoi në një rrugicë

    Dosja.al ka zbardhur dëshminë e dy vajzave që ishin një natë më parë duke pirë kafe me 28-vjeçarin Vilson Tafçiu, para se ky i fundit të ekzekutohej. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se teksa ishin të tre të ulur në tavolinë, një person është futur në lokal, është drejtuar tek ta dhe i ka kërkuar 28-vjeçarit që të dilte jashtë, me preteksin se do t’i sqaronte diçka. Siç mësohet të kenë dëshmuar dy vajzat, personi që e ka nxjerrë jashtë dukej që kishte njohje me viktimën dhe mësohet të jetëpikërisht shoku i tij, me inicialet N.D., që është shpallur në kërkim nga policia. Menjëherë pas thirrjes së tij, Vilson Tafçiu është ngritur nga tavolina dhe ka dalë nga lokali, bashkë me personin që e kërkoi. “Erdhi dhe i kërkoi të dilte jashtë. ‘eja të të sqaroj diçka’ i tha. Dukej sikur njiheshim. Më pas Vilsoni doli jashtë bashkë me personin që e thirri,”- mësohet të kenë thënë dy vajzat.

  • 10:18

    Vrasja e Vilson Tafçiut/ Personi i shpallur në kërkim shok me viktimën, e nxorri në pritë

    Policia ka shpallur në kërkim një person që dyshohet se e nxorri në pritë Vilson Tafçiun mbrëmjen e djeshme, i cili më pas u vra me tre plumba në gjoks. Burime bëjnë me dije se i shpallur në kërkim është një i njohur i Tafçiut me inicialet N.D, i cili e nxorri nga lokali mbrëmjen e djeshme. Policia e ka identifikuar atë përmes dëshmive të personave që ndodheshin në lokal duke shkuar më pas në banesë për të marrë dëshminë e tij. N.D nuk është gjendur në banesë dhe nuk ka gjurmë të tijat duke bërë që policia ta shpallë në kërkim.

    Marrë nga Abcnews 

  • 10:05

    “Do ngelesh gjithmonë në zemrat tona”/ ‘Lumë’ komentesh në rrjet për ekzekutimin e Vilson Tafçiut (FOTO)

    Mbrëmjen e djeshme, pranë një lokali në zonën e Astrit në Tiranë u vra me plumba 28-vjeçari Vilson Tafçiu Noka. Mësohet se familja e tij në Diber ka hapur dyert e mortit. Familjarë, të afërm dhe miq kanë shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale për vdekjen e 28-vjeçarit. Ata shprehen se janë hidhëruar shumë nga lajmi që kanë marrë. “Zoti shpirtin ne xhehnet inshallah Vilson Noka …do ngelesh gjithmon ne zemrat tona”, shkruan njëri prej tyre”, shkruan njëri prej tyre.

    Postime për Vilson Tafçiu Noka
    Postime për Vilson Tafçiu Noka
  • 9:45

    Vrasja e Vilson Tafçiut/ Shpallet në kërkim autori që ekzekutoi 28-vjeçarin

    Vilson Tafçiu Noka

    Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 28-vjeçarit Vilson Tafçiu Noka, i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Teodor Keko”, në zonën e njohur si “Astiri” në kryeqytet. Burimet bëjnë me dije se është identifikuar autori i dyshuar i vrasjes, me iniciale N.D, nga pamjet e kamerave të sigurisë. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga Policia. Pas ngjarjes së rëndë, mbrëmjene djeshme Policia ka kontrolluar banesa e personit me inicialet N.D, por ai nuk ndodhej aty.

  • 8:50

    Ekzekutimi i Vilson Tafçiut/ Kamerat fokusuan dy makina që ikën me shpejtësi, Policia kapi të gaburën, si shpëtuan autorët brenda makinës së zezë

    Viktima, Vilson Tafçiu Noka dhe pamje nga vendi i ngjarjes

    Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 28-vjeçarit Vilson Tafçiu Noka, i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Teodor Keko”, në zonën e njohur si “Astiri” në kryeqytet. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pas ngjarjes kamerat e sigurisë kanë kapur dy makina që kanë ikur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Mësohet se njëra prej tyre është kapur nga Policia dhe është ndaluar drejtuesit i saj, por ka rezultuar se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se ishte larguar nga frika pas atentatit. Ndërsa makina tjetër në ngjyrë të zezë, e cila u largua me shpejtësi rezulton se është e autorëve të vrasjes. Ende nuk ka asnjë gjyrmë të saj.

  • 8:34

    U ekzekutua teksa pinte kafe me dy vajza në Astir/ Kush është 28-vjeçari që u qëllua me 3 plumba, një nga pistat e hetimit xhelozia (FOTO)

    Vilson Tafçiu Noka

    Dosja.al ka siguruar foton e 28-vjeçarit, Vilson Tafçiut Nokës, i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Teodor Keko”, në zonën e njohur si “Astiri” në kryeqytet. 28-vjeçari që përdorte dy mbiemra ishte me origjinë nga Dibra. Dy pistat ku po heton Policia janë e shkuara kriminale e të riu dhe dyshohet se vrasja mund të ketë ndodhur edhe për shkaqe xhelozie.

Shto Koment