Aktualitet

Detaje të RËNDA/ Bozhanaj qëndroi i vrarë për një orë e gjysmë para se të pikasej nga banorët e Dukatit, atentatorët e pritën të fshehur pas peme dhe e qëlluan 22 herë

E gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur një orë e gjysmë para se të pikasej nga banorët e zonës, rreth orës 19:30.
Featured image of article: Detaje të RËNDA/ Bozhanaj qëndroi i vrarë për një orë e gjysmë para se të pikasej nga banorët e Dukatit, atentatorët e pritën të fshehur pas peme dhe e qëlluan 22 herë Beniamin Bezhani dhe pamje nga vendi i ngjarjes
Përditësuar:

VLORËDosja.al ka ‘ndërtuar’ skenën e atentatit ku mbeti i vrarë 27-vjeçari Beniamin Bozhanaj në Vlorë. Mësohet se autorët kanë qenë dy. Ata janë fshehur pas pemëve në zonën e Dukatit, ku dhe kanë pritur për mbërritjen e presë së tyre, në mënyrë që të realizonin planin e krimit.

Sapo e kanë parë shënjestrën, autorët kanë qëlluar me kallashnikov dhe pistoletë, plot 22 herë në drejtim të mjetit të Bozhanajt. 8 prej tyre e kapën në trup e kokë 27-vjeçarin dhe e lanë të vdekur.

Edhe pse i riu e vuri re pritën që i ishte ngritur, ai eci me shpejtësi mbrapsht dhe tentoi të largohej, por nuk ia doli mbanë. E gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur një orë e gjysmë para se të pikasej nga banorët e zonës, rreth orës 19:30. Deri në orë 21:00, Bozhanaj ka qëndruar i vdekur, më pas u pikas nga banorët e zonës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot ekspertët e grupit hetimor janë kthyer sërish në vendin e krimit, për të vijuar me hetimet.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment