Kuriozitete

Detaje të reja po zbulohen nga anija arktike, e fundosur tragjikisht në vitin 1845

Studiuesit në Kanada kanë publikuar imazhe të reja të një anijeje të fundosur nga gërmimi i së cilës do hidhet  dritë mbi të kaluarën, nga viti 1845 kur u mbyt e më parë.
Featured image of article: Detaje të reja po zbulohen nga anija arktike, e fundosur tragjikisht në vitin 1845 Anija e fundosur në vitin 1845

ARKTIK– Nga aksidenti i kësaj anije, humbi jetën edhe eksploratori i njohur britanik John Franklin.

Pas fundosjes së anijes ishte e vështirë të hetoj në të pasi bëhej fjalë për ujërat e ftohta e të thella të Terror Bay në Nunavut të Kanadasë.

Por pas një studimi është parë që anija është mbuluar nga një shtresë llumi, ku ka ruajtur objekte të tilla si harta dhe instrumente shkencore, sipas një studimi nga Parks Canada në bashkëpunim me studiuesit Inuit.

HMS Terror dhe HMS Erebus u nisën nga Anglia në 1845 në kërkim të një rruge përgjatë Passage North-West, por të mbërthyer në akullin e detit, 129 anëtarët e ekuipazhit u detyruan të braktisin anijen në 1848. Ata vdiqën një nga një teksa tentonin të largoheshin nga Arktikun.

Fotografitë dhe videot u mblodhën duke përdorur një automjet të operuar nga distanca (ROV), në atë që agjencia e përshkruan si “një nga ndërmarrjet më të mëdha, më komplekse arkeologjike nënujore në historinë Kanadeze”.


Studiuesit përdorën ROV për të eksploruar 20 kabina dhe ndarje në anije, hera e parë që brendësia e HMS Terror ishte eksploruar në mënyrë sistematike, sipas një deklarate të Parks Canada.

“Përshtypja që kemi parë kur hulumtuam HMS Terror është një anije e shkatërruar vetëm kohët e fundit nga ekuipazhi i saj, në dukje të harruar nga kalimi i kohës,” tha piloti i ROV-së Ryan Harris.

Ekipi beson se dokumentet e shkruara duhet të jenë ruajtur sepse temperatura e ujit është zero gradë Celsius ose më e ulët, nuk ka dritë natyrale, dhe sedimentimi ndihmon në ruajtjen e materialit organik siç është letra duke bërë për të një mjedis ku ka më pak oksigjen.

Burimi: CCN

A.C/Dosja.al

Shto Koment