Politike

Detaje të reja nga mbledhja e qeverisë në Golem, Rama nuk kursen ministrat, i kritikon të gjithë

Rama nuk ka kursuer askënd dhe u ka kërkuar rezultate në punë, pasi sipas tij janë mbrapa me objektivat e vendosur më herët.
Featured image of article: Detaje të reja nga mbledhja e qeverisë në Golem, Rama nuk kursen ministrat, i kritikon të gjithë Rama me ministrat (Foto ilustruese)

DURRËS- Detaje të reja janë mësuar nga mbledhja e Edi Ramës me minsitrat në Golem. Burime nga mbledhja e qeverisë bëhet me dije se Rama u ka bërë kritika të gjithë ministrave.

Rama nuk ka kursuer askënd dhe u ka kërkuar rezultate në punë, pasi sipas tij janë mbrapa me objektivat e vendosur më herët. Më tej kreu i qeverisë ka kërkuar më shumë angazhim në përballimin e situatës pas tërmetit.

Kritikat nuk janë kursyer as për kryetarët e bashkive, ku u ka kërkuar dhe atyre që të menaxhojnë më mirë situatën e krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit që goditi Durrës, Thumanë, Laçin e Tiranë bashkë me fshatrat përreth.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edi Rama ka mbledhur sot kabinetin qeveritar në Golem. Rama dhe minsitrat kanë bërë një bilanc të punës së si vitit 2019. Kreu i qeverisë ka bërë kritika të gjithë ministrave dhe u ka kërkuar më shumë rezultat. Po ashtu Kryeministri u ka kërkuar të gjithë ministrave që të jenë më aktiv në terren për të përballuar tërmetin e 26 nëntorit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment