Aktualitet

Detaje të reja nga ekzekutimi i Santiago Malkos, akuza e re për Blendi Tetën

Personi i vetëm i arrestuar për krimin e rëndë, shtetasi Bledi Teta, nuk po hetohet nga policia vetëm për veprën penale të moskallëzimit të krimit, si në fillim, por tashmë ai është nën hetim edhe për veprën penale të vrasjes me paramendim.
Featured image of article: Detaje të reja nga ekzekutimi i Santiago Malkos, akuza e re për Blendi Tetën Bledi Teta dhe Santiago Malko

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja për ekzekutimin mafioz të ish-policit Santiago Malko, në zonën e Xhamllikut, në Tiranë.

Gazetarja Lala tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se personi i vetëm i arrestuar për krimin e rëndë, shtetasi Bledi Teta, nuk po hetohet nga policia vetëm për veprën penale të moskallëzimit të krimit, si në fillim, por tashmë ai është nën hetim edhe për veprën penale të vrasjes me paramendim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aktualisht dosja ka kaluar te Krimet e Rënda. Bledi Teta është i vetmi i arrestuar për ngjarjen. Teta po hetohet për vrasje të paramenduar, ndryshe nga më parë, që hetohej vetëm për moskallëzim të krimit. Rezulton se Teta është i lidhur ngushtë me personat e dyshuar për vrasjen e Malkos. Në kohën që kërkohej nga policia, ai është fshehur në shtëpinë e bashkëjetueses së tij, ndërsa ka aplikuar dhe për vizë për në Kubë”, tha gazetarja Lala.

Marrë nga Ballkan web

Shto Koment