Aktualitet

DETAJE TË REJA/ I vodhën makinën luksoze, bashkëshorti i kryebashkiakes së Durrësit e kërkon prej një muaji, e kishte në emër të kompanisë

Mësohet se makina tip 'X5' është vjedhur gjatë natës, teksa ishte e parkuar pranë banesës së çiftit.  Pas grabitjes, ka qënë vetë Roland Shahini ai që e ka denoncuar zhdukjen e mjetit në Policinë e Durrësit, por ende nuk ka asnjë shenjë të saj,
Featured image of article: DETAJE TË REJA/ I vodhën makinën luksoze, bashkëshorti i kryebashkiakes së Durrësit e kërkon prej një muaji, e kishte në emër të kompanisë Emirjana Sako

DURRËS– Vidhet makina e Roland Shahinit, bashkëshortit të kryebashkiakes së Durrësit, Emirjana Sako. Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur disa javë më parë në qytetin bregdetar.

Mësohet se makina tip ‘X5’ është vjedhur gjatë natës, teksa ishte e parkuar pranë banesës së çiftit.  Pas grabitjes, ka qënë vetë Roland Shahini ai që e ka denoncuar zhdukjen e mjetit në Policinë e Durrësit, por ende nuk ka asnjë shenjë të saj,

Makina e vjedhur ishte e regjistruar në emër të kompanisë “Mektrin”, ku Shahini është aksioner dhe përdorej edhe nga familjarët e tjerë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vetë kryebashkiakja e qytetit bregdetar, Emirjana Sako, nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me ngjarjen në fjalë. Sako u komandua si kryetare e Bashkisë së Durrësit pak muaj më parë, pasi paraardhësi i saj Zhuljen Varfaj u dorëhoq, për arsye shëndetësore.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment