Aktualitet

Me një plumb në kokë, si u vra brenda lokalit të tij, ish-anëtari i bandës së Lushnjës, Enver Boriçi (DETAJE)

Mësohet se Enver Boriçi është vrarë me armë zjarri brenda lokalit të tij.
Featured image of article: Me një plumb në kokë, si u vra brenda lokalit të tij, ish-anëtari i bandës së Lushnjës, Enver Boriçi (DETAJE) Enver Boriçi, viktima.

Lushnje- Mëngjesin e sotëm, në lokalin e tij në rrugën “Kadri Gjystri” në Lushnjë, është gjetur i pajetë, Enver Boriçi, ish-anëtari i bandës së Lushnjes.

Mësohet se ai është gjetur i vrarë, me një plumb në kokë, nga familjarët, mëngjesin e sotëm. Dyshohet se ai është vrarë gjatë natës.

Enver Boriçi është vëllai i Arben Boriçit, i cili vuan dënimin për jetë në burgun e Peqinit si pjesëtar i bandës së Lushnjës. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot rreth orës 07:45, në lagjen lagjen “Kadri Gjystri” Lushnje, në lokalin e tij është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi E.B, 52 vjeç.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

J.V/Dosja.al

Shto Koment