Aktualitet

Plagosi me armë zjarri në mes të Shkodrës Vasel Koçekun, Policia indentifikon autorin, prangoset edhe 27-vjeçari, theu masën e sigurisë

Policia njofton se autori i ngjarjes është 30-vjeçari me inicale R.Z. Ndërkohë është prangosur edhe Vasel Koçeku, pasi ka thyer masës e sigurisë "arrest shtëpie".
Featured image of article: Plagosi me armë zjarri në mes të Shkodrës Vasel Koçekun, Policia indentifikon autorin, prangoset edhe 27-vjeçari, theu masën e sigurisë Foto nga vendngjarja
Përditësuar:

Shkodër– Zbardhet ngjarja e rëndë që ndodhi dje në Shkodër, ku pas një sherri u plagos me armë zjarri 27-vjeçari Vasel Koçeku. Policia bën me dije se autori i ngjarjes është 30-vjeçari me inciale R. Z, i cili është në kërkim. Ndërkohë është prangosur edhe Vasel Koçeku, pasi ka thyer masëne sigurisë “arrest shtëpie”.  Uniformat blu kanë ndaluar edhe një 32-vjeçar me iniciale E. D për moskallëzim krimi.

Policia e Shtetit:

Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 04.06.2020, ku mbeti i plagosur shtetasi V. K. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes. Vihet në pranga edhe 27-vjeçari që mbeti i plagosur, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Në pranga edhe një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, kanë vijuar punën intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit të datës 04.06.200, ku u plagos me armë zjarri shtetasi V. K., 27 vjeç. Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale të bërë nga strukturat e Policisë u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit R. Z. 30 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Gjithashtu është bërë ndalimi i shtetasit V. K., 27 vjeç, banues në fshatin Boriç i Vogël, Malësi e Madhe, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit, i cili ka qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, pasi kishte dalë me leje të posaçme për efekt të COVID-19. Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit E. D., 32 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Nga veprimet e para hetimore rezulton se kjo ngjarje ka ndodhur për motive të dobëta. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në orët e para të mëgjesit të djeshëm, u plagos me armë zjarri në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës, Vasel Koçeku. Ngjarje e rëndë ndodhi pasi një sherri për motive të dobëta mes autorit dhe të plagosurit.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment