Politike

DETAJE/ Rama do të takohet në Kosovë edhe me Albin Kurtin, zbardhet ora kur kryeministri shqiptar do të zbarkojë në zyrën e VV-së

Dyshja do të mblidhen në orën 17:00, në zyrën e Kurtit.
Featured image of article: DETAJE/ Rama do të takohet në Kosovë edhe me Albin Kurtin, zbardhet ora kur kryeministri shqiptar do të zbarkojë në zyrën e VV-së Edi Rama dhe Albin Kurti

KOSOVËDosja.al ka zbardhur detaje nga axhenda e takimeve që do të zhvillojë kryeministri Edi Rama në Kosovë. Mësohet se pavarësisht se emri i Albin Kurtit nuk rezulton në axhendën zyrtare, Rama do të zbarkojë në zyrën e Vetëvendosjes në Prishtinë, duke e bërë edhe Kurtin pjesë të takimeve të tij.

Dyshja do të mblidhen në orën 17:00, në zyrën e Kurtit.

Dosja.al ka raportuar sot se kryeministri Edi Rama ndodhet në Kosovë për një vizitë dy ditore zyrtare. Rama do të zhvillojë takime zyrtare me krerët e Shtetit në Kosovë dhe me krerët e partive. Në fokus të këtyre takimeve mësohet se do të jetë diskutimi mbi aktakuzat e ngritura ndaj Presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa, nesër, mësohet se Rama do të mbajë një konferencë për shtyp nga Kosova.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment