Aktualitet

Detaje nga plagosja e çiftit në Tiranë/ Zbardhet dëshmia e vajzës: Ishin dy persona të maskuar, njëri kishte armë

Vajza 17 vjeç Dejzi Laze ka deklaruar se ishin dy persona të armatosur që u futën në banesën e saj.
Featured image of article: Detaje nga plagosja e çiftit në Tiranë/ Zbardhet dëshmia e vajzës: Ishin dy persona të maskuar, njëri kishte armë Petrit dhe Afërdita Laze
Përditësuar:

Tiranë– Detaje të reja kanë dalë nga  plagosja me armë zjarri e çiftit Petrit dhe Afërdita Laze, mbrëmjen e djeshme në lagjen Allias në kryeqytet. Mësohet se vajza 17-vjeç ka deklaruar para Policisë se ishin dy persona të maskuar dhe  se njëri prej tyre kishte armë.

“Ishin dy persona të maskuar dhe njëri kishte armë. Kishim planifikuar për të dalë jashtë Tiranës”, është shprehur ajo.

Burimet bëjnë me dije se dyshohet se autorët të jenë të njohur të çiftit dhe ata i priste një person i tretë jashtë banesës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbrëmjen e djeshme  në rrugën “Njazi Meka”, në zonën e njohur si Allias në Tiranë, çifti, Petrit dhe Afërdita Laze  u plagosën nga disa persona teksa ndodheshin brenda banesës së tyre.Autorët hynë në banesë për të grabitur. Çifti i bashkëshortëve janë pronarë të një furre buke në Allias e një tjetre në Astir. Prindër të dy fëmijëve, ata tentuan të mbronin pronën e tyre nga grabitësit, por në momentin që i kanë pikasur, janë përleshur dhe grabitësit i qëlluan me armë zjarri.

J.V;E.K/Dosja.al 

Shto Koment