Aktualitet

Ndalimi i terroristes shqiptare, Lubjana Gjeçaj/ Flasin familjarët: Nuk u arrestua, shkoi vetë në drejtorinë e Policisë, më pas…

Familjarët kanë deklaruar se 43-vjeçarja nuk është arrestuar siç ka raportuar policia. Sipas familjarëve fillimisht efektivët ka thirrur 43-vjeçaren në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës dhe aty i kanë komunikuar vendimin.
Featured image of article: Ndalimi i terroristes shqiptare, Lubjana Gjeçaj/ Flasin familjarët: Nuk u arrestua, shkoi vetë në drejtorinë e Policisë, më pas… Lubjana Gjecaj

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i terroristes shqiptare, Lubjana Gjecaj.  Familjarët kanë deklaruar se 43-vjeçarja nuk është arrestuar siç ka raportuar policia, por është thirrur në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës dhe aty i është komunikuar se ka një fletë arresti për të për llogari për shtetin italian.

Gjecaj u arrestua 2 ditë më parë. Ajo  pritet të ekstradohet drejt Italisë,për t’u përballur me drejtësinë atje.  43-vjeçarja, nënë e 3 fëmijëve ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal terrorist, që kryente martesa mes të rinjve dhe i dërgonte ata në Turqi, dhe më pas në Siri për të luftuar për të ashtuquajturin Shteti Islamik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bashkë me të janë arrestuar edhe disa shqiptarë të tjerë, por nuk mungonin as italianët, të cilët ishin konvertuar dhe ishin bërë pjesë e grupit.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment