Aktualitet

Detaje nga vrasja e shqiptarit në Greqi, dy plumbat i morën jetën, dyshimet për krimin e rëndë

  • Plumba pas shpine, ekzekutohet me armë zjarri 33-vjeçari shqiptari në Greqi
  • George Gennimatas 33 vjeç humbi jetën pasi u ekzektura me armë zjarri në  lagjen “Hajdari” të Athinës. Policia greke dyshon se ngjarja është larje hesapesh, për krime të ndodhura jashtë Greqisë. Asnjë i arrestuar deri më tani.
    Featured image of article: Detaje nga vrasja e shqiptarit në Greqi, dy plumbat i morën jetën, dyshimet për krimin e rëndë Foto ilustruese

    Greqi- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 33-vjeçarit shqiptar që u ekzekutua me armë zjarri në  lagjen “Hajdari” të Athinës. Mbi të rin shqiptar është qëlluar dy herë në shpinë, ndërsa ka qenë një kalimtar i rastësishëm ai që e ka gjetur në gjendje të rëndë në shkallët e një shtëpie.

    George Gennimatas 33 vjeç, i lindur në vitin 1986 është shqiptari i cili nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Policia greke dyshon se ngjarja është larje hesapesh, për krime të ndodhura jashtë Greqisë. Autori apo autorët janë ende në arrati, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

    J.V/Dosja.al 

    Shto Koment