Aktualitet

Detaje nga rasti i fundit me COVID-19 në Elbasan/ 60-vjeçari nuk ka udhëtuar jashtë vendit, me temperaturë edhe gruaja e tij

Burimet bëjnë me dije se personi i tretë i infektuar është një burrë 60-vjeç. Po kështu, me temperaturë është edhe gruja e tij. Çifti i bashkëshortëve është nisur me urgjencë drejt spitalit Infektiv në Tiranë.
Featured image of article: Detaje nga rasti i fundit me COVID-19 në Elbasan/ 60-vjeçari nuk ka udhëtuar jashtë vendit, me temperaturë edhe gruaja e tij Foto ilustruese

Elbasan- Detaje të reja kanë dalë nga pacienti i tretë i infektuar me COVID-19 në qytetin e Elbasanit. Mësohet se personi i tretë i infektuar është një burrë 60-vjeç, administrator i një pallati, i cili banon në lagjen ‘Emin Matraxhiu’, tek Varrezat e Dëshmoreve dhe kohët e fundit nuk ka udhëtuar jashtë vendit. Ndërkohë me temperaturë është edhe gruaja e tij. Ata janë nisur me urgjencë drejt spitalit Infektiv në Tiranë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Koronavirusi është një kërcënim edhe për shqiptarët.  Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

J.V/Dosja.al

Shto Koment