Aktualitet

Detaje nga rastet e reja me covid në Fier, preket çifti i të moshuarve, dy djemtë dalin negativë

Detaje nga rastet e reja me covid në Fier. Mësohet se janë infektuar dy persona, burrë e grua. Ndërkohë që fëmijët e tyre kanë dalë negativë.
Featured image of article: Detaje nga rastet e reja me covid në Fier, preket çifti i të moshuarve, dy djemtë dalin negativë Foto ilustruese

Fier- Detaje të reja kanë dalë nga 2 rastet e reja me COVID-19 në Fier. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të infektuarit janë një çift bashkëshortësh rreth 60 vjeç, që banojnë në lagjen “Liri”. Dyshohet se të moshuarit mund të jenë  kontakte të farmacistit, pasi banojnë në pallatin përballë tij.  Të njëjtat burime bëjnë me dije se 2 djemtë e çiftit i janë nënshtruar tamponit, por fatmirësisht kanë rezultuar negativë.

 

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 12 persona me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se numri i të infektuarve ka shkuar në 981. Lajmi i mirë është se për më shumë se 3 javë nuk kemi humbje jete dhe 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar. Aktualisht janë të shtruar 17 pacientë dhe 5 prej tyre janë në terapi intensive.

J.V/Dosja.al

Shto Koment