Aktualitet

Detaje nga plagosja në Lezhë/ Sherri për një karikues celulari mes dy pronarëve të dyqaneve, si u përplasën të rinjtë

Sherri ka nisur për një karikues telefoni.
Featured image of article: Detaje nga plagosja në Lezhë/ Sherri për një karikues celulari mes dy pronarëve të dyqaneve, si u përplasën të rinjtë Ardian Kola

Lezhë- Për plagosjen në Lezhë, që ndodhi mbrëmjen e djeshme kanë dalë detaje të reja. Mësohet se sherri mes Ardian Kolës dhe Aleksandër Dedgjonaj ka nisur për një karikues telefoni. Kola shkoi në dyqanin e Dedgjonaj dhe bleu një karikues telefoni por ai nuk i punoi. Më pas 37-vjeçari u rikthye sërish në lokal dhe i kërkoi llogari Dedgjonaj. Këtu nisi edhe sherri.

Fillimisht ata janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe më pas Dedgjonaj ka qëlluar me armë. Autori ka plagosur me dy plumba në këmbë 37-vjeçarin. Ardian Kola ka një biznes që jep makina me qira, ndërsa Dedgjonaj ka një dyqan celularësh.

Kola po trajtohet në spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori është  në kërkim nga Policia.

J.V/Dosja.al

Shto Koment