Bota

Detaje nga masakra në Gjermani/ Autori para se të vriste veten ekzekutoi me armë zjarri edhe nënën e tij

Tobias Rathje npara se të vriste veten ekzektoi me armë zjarri edhe nënën e tij.
Featured image of article: Detaje nga masakra në Gjermani/ Autori para se të vriste veten ekzekutoi me armë zjarri edhe nënën e tij Tobias Rathjen

Gjermani– Detaje të reja tronditëse kanë dalë nga masakra në Hanau të Gjermanisë, ku autori i ngjarjes së rëndë, Tobias Rathjen, i cili vrau me armë zjarri 10 persona dhe më pas veten. Mediet gjermane shkruajnë se dyshohet se autori i identifikuar si Tobias Rathjen, para se të vriste veten ka vrarë në banesë edhe nënën e tij.

Autori njihej nga të gjithë si ekstremist i djathtë. Ai la një letër rrëfimi dhe një video të mbushur me pamje ekstremiste të krahut të djathtë. Ndër të tjera në to thuhej: “Disa kombe duhet të shkatërrohen dhe të mos u jepen pasaportat gjermane,”. 

Ngjarja u shënua në Hanau të Gjermanisë. 12 persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një përleshje me armë në dy klube nate. Policia lokalizoi zonën dhe pas disa për kërkimesh, autori Rathjen u gjet i vdekur në një banesë pranë zonës së sulmit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: Bild.de

J.V/Dosja.al

Shto Koment