Aktualitet

Detaje nga Durrësi/ Infektohet çifti i ri, niset me urgjencë drejt Infektivit

Infektohet çifti i ri në Durrës. Burrë dhe grua nisen me urgjencë drejt Infektivit.
Featured image of article: Detaje nga Durrësi/ Infektohet çifti i ri, niset me urgjencë drejt Infektivit Spitali i Durrësit

Durrës- Detaje të reja kanë dalë për dy personat e fundit të infektuar me COVID-19 në Durrës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se është infektuar një çift i ri.  Ata nuk kanë pasur ndonjë histori udhëtimi kohët fundit dhe ishin të izoluar në banesën e tyre. Çifti i të infektuarve është nisur me urgjencë drejt Spitalit Infektiv të Tiranës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 304. 16 persona kanë ndërruar jetë.  Ndërsa, numri i të shëruarve ka shkuar në 89. Në 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të reja në  Shkodër. Po kështu, harta e rasteve është zgjeruar edhe në Tiranë, Durrës, Fier, Lezhë, Mirditë e Kavajë.

J.V/Dosja.al

Shto Koment