Aktualitet

Detaje nga atentati i dështuar në Bulqizë/ Si shpëtuan dy kushërinjtë nga plumbat, ndaluan makinën në anë të rrugës, konflikti për…

Sipas protagonistëve kryesore të ngjarjes familjet Tollja dhe Zeneli kanë konflikte të vjetra për fabrikën e Ferrokromit në Tërnovë.
Featured image of article: Detaje nga atentati i dështuar në Bulqizë/ Si shpëtuan dy kushërinjtë nga plumbat, ndaluan makinën në anë të rrugës, konflikti për… Pamje nga vendi i ngjarjes

BULQIZË– Bulqiza u trondit ditën e djeshme nga një atentat që dështoi! Ngjarja ndodhi rreth orës 14:40 në hyrje aksin Bulqizë-Peshkopi, por fatmirësisht asnjë prej plumbave të lëshuar nuk ka prekur dy të afërmit. Shënjestra Eri Tollja po qarkullonte me makinë më të afërmin e tij, Shaban Tolljan, kur mjeti i tyre është qëlluar me breshëri automatiku nga një person i identifikuar si Besmir Zeneli.

Sipas protagonistëve kryesore të ngjarjes familjet Tollja dhe Zeneli kanë konflikte të vjetra për fabrikën e Ferrokromit në Tërnovë.

Detajet nga ngjarja:

Në momentin që policia e Bulqizës dhe forcat “Shqiponja” në Dibër, të cilët menjëherë kanë ngritur postblloqe në Qafë-Bualli dhe në Fushë-Bulqizë. Autori në afërsi të Teqes Bulqizë e ka braktisur makinën dhe dyshohet të jetë ngjitur në mal, për t’iu shmangur arrestimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kushërinjtë Tollja e kanë identifikuar autorin dhe kanë deklaruar për Policinë lokale se nuk është hera e parë që B. Z. i ka sulmuar me armë dhe fizikisht për çështje të pronësisë mbi Fabrikën e Pasurimit të Kromit në Bulqizë. Zyrtarë të Policisë bënë të ditur se rreth orës 14:30 janë njoftuar për ngjarjen e ndodhur në një segment të Rrugës së Arbrit, në afërsi të Qytetit të Ri Bulqizë. “Shtetasi B. Z., duke drejtuar automjetin e tij në lëvizje e sipër ka parakaluar dhe më pas goditur automjetin tip ‘Land Rover’, ku lëviznin shtetasit E. Tollja, dhe Sh. Tollja, kushërinj me njëri-tjetrin dhe më pas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt automjetit”, thanë drejtues të Policisë Dibër.

Dy kushërinjtë Tollja janë shoqëruar në komisariatin e Bulqizës për t’u marrë në pyetje, në mënyrë që të zbardhen motivet e ngjarjes. Ndërsa Zeneli, është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment