Aktualitet

Ndërtohet identikiti i autorit, flasin dëshmitarët që panë krimin: Një person i thirri në emër dhe e qëlloi për vdekje

Policia pas krimit ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën ku u qëlluar Vilson Tafçiu.
Featured image of article: Ndërtohet identikiti i autorit, flasin dëshmitarët që panë krimin: Një person i thirri në emër dhe e qëlloi për vdekje Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Vrasja e rëndë që ndodhi sot në Tiranë, u pa nga shumë persona. Krimi ndodhi në një zonë shumë të populluar, në Astir, në lokalin me emrin “Artisti”.  Policia pas krimit ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën ku u qëlluar Vilson Tafçiu.

Po ashtu janë shoqëruar disa perosna që kanë parë ngjarjen nga afër dhe kanë treguar se si ka ndodhur i gjithë krimi. Mësohet se dëshmitarët kanë deklaruar se një person i gjatë e ka thirrur viktimën në emër dhe e ka nxjerr jashtë lokalit. Pasi Tafçiu ka dalë nga lokali është qëlluar nga një makinë me disa plumba në pjesën e gjoksi duke e lënë të vdekur në vend.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vilson Tafçiu Noka, 28 vjeç, u ekzekutua mbrëmjen e sotme në orën 20:45 me breshëri plumbash. I riu është ekzekutuar nga disa persona që kanë qëlluar nga një makinë e llojit “Golfit 6”. Autorët e kanë thirrur në emër dhe e kanë qëlluar pasi Noka ka dalë nga lokali ku ishte nën shoqërinë e dy vajzave. Gaztearja Klodiana Lala ka zbardhur edhe detaje nga e shkuara e të riut, që sipas saj ishte arrestuar për dorgë dhe ishte dëbuar nga Franca.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment