Aktualitet

DETAJE/ I shumëkërkuari Meard Berberi shfaqet si avokat, policia i gjen dokumentin e falsifikuar mes arsenalit të armëve

FOTO
I shumëkërkuari Meard Berberi shfaqet si avokat. Policia i gjen dokumentin e falsifikuar.
Featured image of article: DETAJE/ I shumëkërkuari Meard Berberi shfaqet si avokat, policia i gjen dokumentin e falsifikuar mes arsenalit të armëve  Meard Berberi

POGRADEC- Meard Berberi është arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se është një nga personat që mori pjesë në atentatet e ndodhura në hotel “Voloreka” në Pogradec. Sipas Policisë, në garazhin ku qëndronte i fshehur Berberi u gjetën disa dokumente të falsifikuara.

Report TV raporton se bëhet fjalë për një dokument ku Meard Berberi shfaqej si avokat. Po kështu dokumenti është gjetur mes një arsenali armësh, si 4 armë zjarri tip pistoletë, 1 armë gjuetie, 1 thikë, krehra, sasi municioni luftarak.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shkon në 7 numri i personave të arrestuar për 2 atentatet me armë, që ndodhën në hotel “Voloreka” në Tushemisht të Pogradecit. Së fundmi janë arrestuar: Meard Berberi, Anterio Kaloshi dhe Ervin Kalaja. Ndërsa dy ditë më parë u arrestuan: Ilir Berberi, Ilir Meçolli, Ardian Xhuti, Elvir Haxhia dhe Mariglen Topuzi. Koka e këtij grupi është Ilir Berberi, i njohur ndryshe si “Lili i Rrushkës”. Ky i fundit, bashkë me Meard Berberin kanë organizuar atentatet. Anterio Kaloshin ka qenë në rolin e ekzekutorit. Autorët nuk kanë dashur që pronari i hotelit, Jetmir Muçollari të dëshmonte në një seancë gjyqësore, por kur kanë hasur rezistencën e tij, kanë organizuar sulmin me armë. Ata kishin si synim të vrisnin djalin e pronarit të hotelit.

J.V/Dosja.al

Shto Koment