Aktualitet

DETAJE/ Humbi jetën pasi u përplas me muret anësore të rrugës, 25-vjeçari ndodhej në Drimadhe me shokët para aksidentit

I riu pak përpara aksidentit ndodhej në Drimadhe me shokët e tij. Ai ka postuar edhe një foto në Facebook, duke konsumuar diçka me shokët e tij.
Featured image of article: DETAJE/ Humbi jetën pasi u përplas me muret anësore të rrugës, 25-vjeçari ndodhej në Drimadhe me shokët para aksidentit Renato Shpata me dy shokët

VLORË – Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në Dukat të Vlorës. Makina, brenda së cilës ndodheshin 3 të rinj, doli nga rruga dhe u përplas me muret anësore. Viktimë e aksidentit ka mbeti 25-vjeçari nga Korça, Renato Shpata.

Pak orë para aksidentit, 25-vjeçari ndodhej në Drimadhes së bashku me shokët e tij. Ai ka postuar edhe një foto në Facebook, duke konsumuar diçka në një lokal.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë vetëm pak orë më pas ai do të gjentë vdekjen, teksa kthehej nga plazhi. Dy shokët të cilët udhëtonin me të mbetën të plagosur, por për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet nëse personat të cilët ndodhen në foto, janë dy të aksidentuarit.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment