Aktualitet

DETAJE+ EMRAT/ Të maskuar si kompani pastrimi, si mbërriti 15 herë lënda kancerogjene në Shqipëri, e fusnin në fuçitë e një firme italiane

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se të arrestuarit, kamufloheshin pas një fimre pastirmit dhe kishin bërë mbi 15 rrugë në këtë mënyrë, pa arritur të zbuloheshin.
Featured image of article: DETAJE+ EMRAT/ Të maskuar si kompani pastrimi, si mbërriti 15 herë lënda kancerogjene në Shqipëri, e fusnin në fuçitë e një firme italiane Foto nga operacioni

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje nga operacioni “Amianti” i cili vuri sot në pranga gjashtë persona, që tentuan të fusnin në Shqipëri lëndën e rrezikshme që shkakton kancer dhe vinte nga Italia. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se të arrestuarit, kamufloheshin pas një fimre pastirmit dhe kishin bërë mbi 15 rrugë në këtë mënyrë, pa arritur të zbuloheshin.

Enët me mbetjet e rrezikshme, gjashtë të prangosurit i kishin mbështjellë me një letër të verdhë e cila mban sipër logon e një fimre italiane “Eni”. “Eni”, Mbetjet e rrezikshme të amiantit ishin kamufluar nga personat e arrestuar në disa fuçi të mëdha të zeza veshur me logon e verdhë “eni”. Në fakt, ng anjë kërkim në internet të këtij emri dhe logoje, “Eni” është një kompani italiane që merret me distribuimin dhe shpërndarjen e gazit në banesa, apo me linjën e energjisë elektrike. Kjo kompani e ka selinë qëndrore në Romë.  Vetë të arrestuarit, zyrtarisht deklaronin se në Shqipëri fusnin produkte kimike për pastrim, në emër të një firme “Delfini 1”. Ata i mbështillnin mbetjet si fuci nafte, i hipnin në furgonin tip “Iveko”, me targe AA 417 SC dhe me anë të tragetit të linjës Brindisi-Vlorë i sillnin në Shqipëri.

Të arrestuarit janë

Zamir Kornuzi, 46 vjeç, banues ne Vlore pronari i pikes se grumbullimit firma “Kornuzi”

Arber Cuni, 28 vjeç, banues ne Vlore shoferi i fugonit tip “Iveko”, me targe AA 417 SC

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Agron Brataj, 48 vjeç, banues ne Vlore drejtor operativ i agjensise Euroferries”

Festim Tafa, 72 vjeç banues ne Tirane, kapiteni i tragetit S.T.DAMIAN.

Elisabeta Cuni, 55 vjeç, banuese ne Vlore administratore e firmes se pastrimit “Delfini

Kujtim Xhafellari 65 vjeç banues ne Vlore zevendes kapiten i tragetit S.T.DAMIAN

((f.m/dosja.al)

2 Komente në “DETAJE+ EMRAT/ Të maskuar si kompani pastrimi, si mbërriti 15 herë lënda kancerogjene në Shqipëri, e fusnin në fuçitë e një firme italiane

  1. Mafia e Santa Corona Unita e Brindisit ka vite qe e perdor tragetin (tragetet) per tu pasuruar me kontrabande te cdo lloj, organet e specializuara te shtetit duhet te bashkepunojne me policine e shtetit italian dhe te kryej hetime te thelluara sepse ne Brindisi qysh nga viti 1996 dhe ne vazhdim jane arrestuar per "kontrabande te qenieve njerezore dhe organizim te kalimit ta pa ligjshem te kufrit" me dhjetra ish ekuipazhe te trageteve te kesaj kompanie mafioze. Ministria perkatese nuk duhet tja rinovoje me Licencen nese do tu jap fund pergjithmone kontrabandes te gjithe tipeve nga subjekte vendase apo te huaj te Lincensuar prej saj.

  2. Me vjen keq per personat te cilet jane funksionare ne tragetin e linjes Vlore Brindisi,pasi i njoh dhe nuk mendoj se mund te kene bere nje krim te tille.Nuk njoh personat e firmes se pastrimit,por nese eshte e vertete,sinqerisht me vjen keq se si para lekut keta lloj nherzish nuk vene asgje,as jeten dhe shendetin e njeriut

Shto Koment